Historia Opinion

ME RASTIN E 65 VJETORIT NGA FILLIMI I EKSODIT TË TURQVE TË MAQEDONISË, NË TURQI (4)

Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup

Gjatë hulumtimit të dokumenteve arkivore dhe burimeve të tjera relevante rreth numrit të përgjithshëm të popullatës të shpërngulur nga Maqedonia në Turqi, në periudhën pas Luftës të dytë botërore, erdha në përfundim e sipër se ato janë jo të plota/ jo të sakta. Për shum arsye edhe të dhënat, qofshin ato zyrtare ose jo zyrtare, që deri më tani nga autorë të ndryshëm, janë prezantuar në lidhje me përkatsinë nacionale të të shpërngulurve, gjithashtu mund të vlerësohen si jo të plota. Në mungesë të të dhënave të besueshme dhe të sakta, autorët e punimeve të ndryshme në lidhje me këtë çështje, mvarësisht prej përkatsisë të tyre nacionale, gjatë përpjekjeve për ta “zbuluarë të vërtetën“ jo rallë i kanë zmadhuar numrin e të shpërngulurve të popullatës të cilës edhe ata vetë i përkasin. Në këtë aspekt autorët shqiptarë, në një farë mënyrë, mund të emërohen si “më të spikatur“. Kështu p.sh., nëse lexohen/ analizohen punimet, në lidhje me çështjen në fjalë, të autorëve shqiptarë[1], posaçërisht nga Shqipëria[2], arihet në përfundim se gjoja gati e gjithë popullata e shpërngulur nga Jugosllavia në Turqi, në periudhën e lartpërmendur, paska qenë vetëm shqiptare, që është jo e vërtetë dhe jasht çdo llogjike. Dukuri e ngjajshme mund të vërehet edhe në punimet e disa autorëve shqiptarë nga Kosova[3]. Për dallim nga ata, autorët shqiptarë nga Maqedonia[4], pranojnë se përveç shqiptarëve në Turqi janë shpërngulur edhe turq, torbeshë, boshnjakë, por ama sipas tyre pjesa dërmuese e të shpërngulurve nga Maqedonia paskan qenë shqiptarë që, sipas meje, po ashtu, është jo e vërtetë. Në punimet e autorëve maqedonas[5], dominojnë të dhënat e organeve zyrtare maqedonase, sipas të cilave shumica dërmuese e të shpërngulurve ishin turq. Këtë tezë/ qasje e mbështesin edhe autorët turq (nga Maqedonia)[6]. Sa i takon autorëve turq (nga Republika e Turqisë)[7], ata gati të gjith të shpërngulurit nga Jugosllavia i trajtojnë si turq, mes tjerash, për vet faktin se kusht elementar për shpërngulje në Turqi, në periudhën e lartpërmendur, ka qenë përkatsia nacionale turke e tyre. Sa i takon autorëve të shteteve perëndimore (SHBA, Anglia, Franca, Gjermania, e tj.), me përjashtim të një autori gjerman[8] dhe një françez[9], gjatë trajtimit të kësaj çështjeje, ata zakonisht nuk i kushtojnë vëmëndje të madhe përkatsisë nacionale të popullatës të shpërngulur.

Një nga autorët turq, që deri diku veçmas e ka trajtuar numrin e të shpërngulurve turq nga Jugosllavia në Turqi, është Giraj Sajnur Bozkurt (Giray Saynur Bozkurt)[10], sipas të cilit, numri i turqve, që nga Jugosllavia në Turqi qënkan shpërngulur në periudhën nga 1953 gjer më vitin 1966, sipas burimeve jugosllave, qënka 80.000, kurse sipas burimeve turke, ky numër qënka 150.000 frymë. Sipas llogarive[11] të mija, të cilat janë të njëjta me ato të këtij autorit (Bozkurt), numri i përgjithshëm i të shpërngulurve turq në nivel të Jugosllavisë, poashtu ka qenë rreth 150.000 (rreth 120.000 nga Maqedonia dhe rreth 30.000 nga Kosova dhe vise të tjera të Jugosllavisë). Sa i takon numrit të përgjithshëm të të shpërngulurve, llogaritë e mia flasin për rreth 400.000 frymë, nga të cilët 250.000 ishin nga  Maqedonia – rreth 120.000 turq, rreth 90.000 shqiptarë (75.000 nga Maqedonia[12] dhe 15.000 shqiptarë përkohësisht të ardhur nga Kosova, Mali i Zi, Sanxhaku dhe Serbia Jugore), rreth 30.000 torbeshë dhe rreth 10.000 boshnjakë.

Se vlerësimi i autorëve shqiptar (nga Maqedonia) dhe konkretisht, p.sh., i Asllan Selmanit[13], që nga numri i përgjithshëm i të shpërngulurve nga Maqedonia në Turqi (210.600), në periudhën e lartpërmendur, 128.500 frymë qenkan shqiptarë, 57.600 turq, dhe и 24.500 torbeshë, boshnjakë dhe romë, janë të gabuara dëshmojnë shumë të dhëna relevante dhe fakte  të pamohueshme. Për të vërtetetuarë këtë, për shkaqe të arsyeshme, kësaj radhe do ti theksoj vetëm këto dy të dhëna relevante:

  1. Nëse i analizojmë të dhënat statistikore nga Regjistrimi i vitit 1971[14], sipas të cilit numri i shqiptarëve në Maqedoni atë vit ishte 279.871, ndërsa i turqve 108.552, dhe në se nga numri i përgjithshëm i shqiptarëve (197.389, sipas regjistrimit të vitit 1948), i heqim 128.500 shqiptarë (të cilët sipas A.Selmanit ishin të shpërngulur mes viteve 1945 dhe 1971), dhe 5.600 shqiptarë të tjerë, të cilët në atë kohë ishin shpërngulur nga Maqedonia në Kosovë, dhe nëse këtyre numrave ja shtojmë rreth 100.000 frymë (si rezultat i natalitetit – rritjes natyrale dhe fizike të popullsisë shqiptare mes viteve 1948 dhe 1971), atëherë në Regjistrimin e vitit 1971, numri i popullsisë shqiptare, në vend të 279.871, do të duhej të ishte rreth 169.000, që d.m.th. rreth 111.000 frymë më pak. Sipas parametrave të njëjta, numri i popullatës turke, në vitin 1971, në vend 108.552 do të duhej të ishte reth 200.000; dhe
  2. Në se numri i popullatës turke në Maqedoni në vitin 1921[15] ishte 118.758, dhe i asaj shqiptare 110.674, dhe në se me të vërtetë numri i të shpërngulurve shqiptar nga Maqedonia në Turqi, pas Luftës të dytë botrore (sipas Asllan Selmanit) ishte më i madh (128.500), se ai i turqve (57.600), si ndodhi që në Regjistrimin e vitit 2002, numri i shqiptarëve u rit në 509.083, e ai i turqve u zvogëlua në 77.959 ?!.

Në vazhdim të këtij artikulli dua të them ca fjalë edhe për qasjen e Shqipërisë, Turqisë dhe faktorit ndërkombëtar reth kësaj çështjeje.

Shqipëria, para dhe pas Luftës të dytë botërore, ishte shteti i vetëm që në mënyrë transparente dhe të zëshme u kundërshtohej planeve dhe aktiviteteve të Jugosllavisë për pastrimin e vendit nga popullata shqiptare. Kjo qasje e tyre në parim ishte e drejtë, mirpo në praktikë јо е sinqertë deri në fund, për vet faktin se reagimet e tyre ishin të “kushtëzuara“ – drejt përdrejt të mvarura nga niveli i marëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, në momentin përkatës. Me fjalë të tjera, kur marëdhëniet shqiptaro – jugosllave, për arsye të ndryshme, ishin të tendosura atëherë edhe reagimet dhe kritikat e tyre ishin shumë të zëshme dhe intenzive, dhe e kundërta, kur ato ishin normale/ të mira, kritikat dhe reagimet as pak nuk ishin të pranishme. Autoritetet shqiptare, nga periudha e mbretit Ahmet Zogu, në forma të ndryshme, intervenonin edhe te autoritetet turke, posaçërisht pas arijtjes të “Konventës Jugosllavo-turke të vitit 1938, për shpërnguljen e popullatës jo sllave“, me kërkesë që me konventën në fjalë të mos jenë të përfshirë edhe shqiptarët e Jugosllavisë.

Qasjen e Republikës të Turqisë ndaj kësaj çështjeje, përmbledhtas mund ta vlerësojmë kështu: pamvrasisht nga dëshira e mirë dhe gadishmëria për ti dalë në ndihmë popullatës turke, dhe asaj myslimane në përgjithsi, që jetonte në shtetet Ballakanike, përfshirë edhe në Jugosllavi, sipas mendimit tim, politika e autoriteteve turke të asaj kohe në lidhje me këtë çështje ishte e gabuarë. Në periudhën pas Luftës të dytë botërore, pra në kushte të paqës, kur turqve dhe popullatës tjetër myslimane, për herë të parë pas vitit 1912, ju dha mundësia për tu integruar në sistemin e ri shoqëror të Jugosllavisë, sipas meje, nuk kishte asçfar arsye dhe nevojë për ta ringjallur proçesin e shpërnguljes të tyre. Bashkimin familjar të një pjese të vogël të turqve Turqia duhej ta zgjidhte në mënyrë tjetër, pra pa nënshkrimin e asçfar marëveshjeje. Në kushtet e reja, Turqia, duke i përmirsuarë dhe avansuarë marëdhënjet dhe bashkëpunimin me Jugosllavinë, në aspektin bilateral dhe multilateral, mjafonte vetëm të kujdesej për statusin dhe pozitën e popullatës në fjalë, duke e këshilluarë atë të mbetet në vatrat e veta. Një qasje e këtillë e Republikës të Turqisë do ti asgjasonte planet eventuale të Qeverisë Jugosllave për largimin masiv të turqve, dhe të gjith popullatës tjetër myslimane, e kjo në afat të gjatë do të ishte në dobi të Turqisë, por dhe të vet Jugosllavisë/ Maqedonisë, e sidomos të popullatës në fjalë.

Çështja e përfshirjes eventuale të faktorit ndërkombëtar në këtë aspekt, për fat të keq, gjer më tani nuk është e studijuarë aspak. Mirpo, edhe nga njohuritë e mia modeste në lidhje me këtë çështje përmbledhtas mund të konkludohet:

а) I padiskutueshëm, p.sh. është roli i Josip Visarjonoviç Stalinit (И.В.Сталин) -“mikut“ të madh të Enver Hoxhës, në mbështetjen e politikanëve të Bullgarisë, në keqtrajtimin dhe përndjekjen e popullatës turke, me qëllim të shpërnguljes të tyre në Turqi;

  1. b) Faktori sovjetik, gjith ashtu, ka qenë arsyeja kryesore për një ftohje të përkohshme të marrëdhënieve të Jugosllavisë me Turqinë, në periudhën nga 1945 deri në mesin e vitit 1948, kur kryesisht për shkak të marrëdhënieve të tendosura midis Moskës dhe Ankarasë, Jugosllavia, për tja bërë qejfin dhe për tu solidarizuarë me Moskën, në mënyrë artificiale i përkeqsoi marëdhëniet e saja me Turqinë. Kështu p.sh., për ta justifikuarë këtë ajo, mes tjerash, si duket i udhëzoj autoritetet maqedonase, në fund të vitit 1947 dhe në fillim të vitit 1948, për inskenimin e proçesit gjyqësor kundra organizatës “YÜCEL“ (“Jуxhel“), që e përbënin një grup intelektualësh turq kryesisht nga Shkupi. Siç dihet, në fund të këtij proçesi, me akuzë për “terorizëm dhe spiunim“, 4 persona u dënuan me dënim vdekje, kurse 60 persona të tjerë me dënim nga 1 gjer më 20 vjet burg. Siç dihet, ky proçes gjyqësor shërbeu si një prej faktorëve kryesor shtytës për masovizimin e shpërnguljes të turqve, nga Maqedonia në Turqi, në vitet 50 dhe 60 të shekullit të kaluar;
  2. c) Po ashtu, është më se e qartë se diplomatët e Jugosllavisë në Londër regullisht i mbanin në dijeni autoritetet e Britanisë të Madhe dhe shteteve të tjera europiane, për planet e Jugosllavisë rreth arijtjes të Konventës Jugosllavo – Turke, të vitit 1938; dhe
  3. d) Ka të ngjarë se Britania e Madhe, edhe nga pala turke, ka qënë e informuarë për planet e Turqisë për të iniciuar shpërnguljen e turqve nga Jugosllavia, në periudhën pas Luftës të dytë botrore.

Pra, edhe nga këto disa të dhëna të lartpërmendura, lirisht mund të konkludohet se disa qendra evropiane ishin vazhdimisht në dieni për planet ogurzeza të disa shteteve Ballkanike për t’i pastruar krahinat përkatëse të shteteve Ballkanike nga popullata myslimane, kryesisht nga ajo shqiptare dhe turke. Fakti që shtetet më me ndikim, por edhe vende të tjera të rëndësishme evropiane dhe SHBA kanë mbetur seirxhinjë dhe kanë heshtur në situatat kur në Evropë, në kushte të paqës, ndodhte eksodi i popullsisë myslimane, është tregues i mjaftueshëm i qëllimeve dhe qasjes të tyre në lidhje me këtë çështje. Kjo, para së gjithash, për vet faktin se shpërngulja e popullatës në fjalë, në periudhën e lartpërmendur, ishte vazhdimsi i proçesit të pastrimit të Europës nga myslimanët që në Gadishullin Pirinej kishte filluar në vitin 1492, duke vazhduarë më tej pas Luftës Ruso-Osmane (1877-1878), gjatë dhe pas Luftave ballkanike (1912-1913) dhe Luftës të parë botërore (1914-1918).

Dhe fare në fund, tekstin e këtij artikulli, në shenjë përkujtimi të 65 vjetorit të fillimit të eksodit të turqve dhe popullatës tjetër myslimane të Maqedonisë, dua ta përfundoj me një fragment të huazurë nga libri i tashti më të ndjerit Sylejman Demirel (Süleyman Demirel), presidenti i nëntë i Republikës të Turqisë, në të cilin, mes tjerash, thuhet:

Të kaluarën nuk mundemi ta ringjallim, as ta këthejmë, e as ta revidojmë/ ndryshojmë, nga ajo duhet të marim mësim, i cili mund të jetë i mirë ose i keq. Leksioni i mësuarë duhet të na mundësojë të kaluarën të mos e këthejmë në të tashmen, në të kundërtën do ti shkatërojmë të tashmen edhe të ardhmen. Leskioni i mësuarë në mënyrë të drejtë do të na mundësojë e kaluara në vend armiqësi të prodhojë miqësi. Kjo është ana praktike e kësaj gjëje. Mirpo, kjo nuk do të thotë se ngjarjet e të kaluarës duhet ti fshehim ose ti harojmë. Në fakt, një gjë e këtillë nuk është e mundur të bëhet. E kaluara duhet të fshihet thellë në shpirt, në vete……[16].       (Fund).

 

salimsblog.wordpress.com

 

 

[1] Bëhet fjalë për ata autorë shqiptar punimet e të cilëve unë pata rastin ti lexoj dhe analizoj;

[2] Mark Tirta dhe  raportet e diplomatëve të Shqipërisë nga përfaqsitë DK në Beograd, Shkup, Ankara dhe

Stanboll;

[3] Muhamet Piraku, Asllan Pushka, Ferit dhe Sevdie Shehu, e  tj.;

[4] Qerim Lita, Asllan Selmani, Abaz Islami, Fejzulla Abdullai, e tj.;

[5] Aneta Svetieva (Анета Светиева), Borçe Ilievski (Борче Илиевски), Violeta Açkovska (Виолета Ачковска),

Gligor Todorovski (Глигор Тодоровски), Todor Çepreganov (Тодор Чепреганов), e tj.

[6] Jusuf Hamza (Yusuf Hamza), Abdylmexhid Nuredin (Abdülmecid Nuredin), Mustafa Karahasan, përfshirë

edhe unë (Salim Kadri Kerimi);

[7] Xhevat Geraj (Cevat Geray), Kemal Karpat, Kemal Kërëshçë (Kemal Kırışçı), Alltan Deliorman, Sabahadin

Zaim (Sabahaddin Zaim), Solak Feruh, Ender Duman (Önder Duman), Halim Çavushogllu (Halim

Çavuşoğlu), Filiz Doanaj (Filiz Doğanay), Jëldërëm Aganoglu (Yıldırım Ağanoğlu), Giraj Sajnur Bozkurt

(Giray Saynur Bozkurt), e shumë të tjerë;

[8]  Dr Edvin Pezo (“Zwangsmigration in Friedenszeiten? Jugoslawische Migrationspolitik und die

   Auswanderung   von Muslimen in die Türkei -1918 bis 1966”, Oldenbourg, München 2013);

[9]  Gilles de Rapper  (”Les Albanais a Istanbul”, les dossiers de l’IFEA, serie: la Turquie

    oujourd’hui, no.3 – Programme de recherche “Turquie – Caucase – Mer Noire”, Institut Francais

d’etudes Anatoliennes Georges Dumezil, Istanbul, Septembre 2000);

[10] Giray Saynur Bozkurt, “Tito sonrası döneminde Eski Yugoslavya bölgesindeki Türkler ve Müslümanlar“,

Türk Dünyası incelemeleri Dergisi/Journal of Turkish World Studies, стр.57;

[11] Gjatë llogaritjes të numrit të përgjithshëm e të shpërngulurve, dhe përkatsisë së tyre nacionale, mes tjerash, i

kisha parasysh: të dhënat zyrtare jugosllave/ maqedonase, dhe turke, të dhënat e autorëve të ndryshëm, të

dhënat statistikore jugosllave për strukturën nacionale të qytetarëve sipas regjistrimeve të viteve 1921, 1931,

1948, 1953, 1961,1971, 1981, 1991, 1994 dhe 2002, numri i të shpërngulurve në periudhën para Luftës të

dytë botërore, lëvizjet e popullatës shqiptare brenda Jugosllavisë, shtimi natyror i shqiptarëve dhe turqve,

deklarimi si turq i një pjese të shqiptarëve, torbeshëve dhe boshnjakëve, dhe anasjelltas, deklarimi i një pjese

të turqve si shqiptarë, dhe sumë faktorë të tjerë;

[12] Për numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të shpërngulur drejt përdrejt nga Kosova dhe viset e tjera të

Jugosllavisë (Mali i Zi, Sanxhaku dhe Serbia Jugore) nuk kam të dhëna relevante, meqenëse tema qendrore e

kërkimit/ studimit tim ka qenë/ është shpërngulja e turqve nga Maqedonia, në periudhën e lart përmendur;

[13] Asllan Selmani: “Popullsija e Maqedonise”, Logos-5, Shkup 2004;

[14] Јове Димитрија Талевски и Ристе Темјановски: “Воено-демографски карактеристики на

    етничката и конфесионална структура на населението во Република Македонија“, Воена

академија “Генерал Михајло Апостолски“, Скопје; Природно-математички факултет,

Институт за географија – Скопје;

[15] Кралевина Југославија – Општа државна статистика, “Дефинитивни резултати Пописа

    становништва  од 31 јануара 1921 год.“, Државна штампарија, Сарајево 1932;

[16]  Süleyman Demirel, “21.Yüzyıl’ın Yol Haritası: Demokrasi ve Kalkınma”, ABC Basın Ajansı, İstanbul,    2003, f.551;

 

OPINIONE