Forumi ekonomik botëror fton në luftë kundër”dezinformatave”

Forumi ekonomik botëror(WEF) vazhdon fushatën e tij të zëshme kundër “dezinformatave”, duke ftuar qeveritë, mediat, kompanitë teknologjike dhe shoqërinë civile që të bashkohen në shtypjen e të ashtuquajturave dezinformatave.

Kontrollimi i mediave është ajo të cilin të fuqishmit tashmë një kohë të gjatë dëshirojnë të vendosin, ndërsa të gjitha mediat të pavarura, mediat e lira padyshim janë kërcënim i madh, pasi që ata më së miri bashkëpunojnë me ato media të cilat varen nga ata, gjë që askënd kjo nuk e befason. Përkundrazi gjërat janë për të gjithë ne më shumë se të qarta. Në plan kanë mbijetesën e mainstream mediave dhe shkatërrimi i të gjitha të ashtuquajturave mediat tjera alternative që në paqe të mund të indoktrinojnë masat nëpërmes medieve të tyre.

Njerëzve të cilët duan të mendojnë me kokën e vet dhe të zgjedhin përmbajtjet të cilët dëshirojnë, kjo ide atyre aspak nuk ju pëlqen, pasi që nuk duan kur dikush iu imponon çfarë të shikojnë, të dëgjojnë apo të lexojnë, e lere më se si të mendojnë dhe çfarë qëndrime të kenë.

Njerëzve që mendojnë lirshëm askush kurrgjë nuk mund t’ju imponojë, ndërsa njerëz të tillë çdo ditë janë gjithnjë e më shumë. Gjithnjë e më shumë njerëz po zgjohen nga gjymi shekullor të indoktrinimit dhe lëvizin në hulumtimin vetanak të botës në të cilin jeton.

Arsyetimi i WEF-it i cili një kohë të gjatë insiston se ”dezinformatat” janë kërcënim për”ekosistemin tonë “dhe janë të vendosur në atë që “ekspertët”(kush do qofshin ata) urgjent të sqarojnë gjegjësisht të japin recetën e vet se si “të frenojnë”. Ndoshta do të ishte mirë që para luftës së tyre kundër”dezinformatave” WEF-i së pari të lut këta ekspertë të definojnë dezinformatat si të tilla-dhe të sqarojnë opinionit si të arrijnë konsensus të gjerë në shoqëri dhe politikë në çështjen e definicionit.

Në vend të kësaj, grupi joformal i cili paraqet elitat globale atribuon njohjen Bashkimit Evropian dhe Ligjit të saj për shërbime digjitale(DSA),disa komponente kyçe të saja kanë shtyrë kritikët ta quajnë”ligjin për censurë” gjë që më së miri do të përgjigjej të vërtetës, pasi për të gjithë është e qartë se bëhet fjalë për ngulfatjen e lirisë së mediave.

Publikimi në ueb faqen e WEF-it ka fajësuat teknologjinë digjitale dhe atë që e ka quajt”ekosistem mediatik i fragmentuar”, për, siç ceket, sasisë së paparë të dezinformatave. Mediat të themeluar me traditë të gjatë të cilët dikur ishin në nivel, sot minojnë reputacionin vetanak në kuptim të besimit të lexuesve të vet, me ”koordinim” të gatshëm me qeveritë si dhe me angazhimin të tyre të shpeshtë me raportim të njëanshëm dhe censurë. Me trajtim të këtillë vet kontribuojnë erozionit të besimit jo vetëm të medieve të mëdha, por edhe të institucioneve.

Treguesi i WEF-it është i qartë. Besimi në mediat e mëdha do të kthehet kur nga skenat të zhduken të gjithë të tjerë dhe ata të mbesin të vetmit si të tillë në skenë. Arsyeja për largimin e të gjithë të tjerëve thjeshtë e kanë quajtur- përhapjen e dezinformatave, sepse mediat e mëdha kanë monopol në informata si të tilla dhe sillen sikur të ishin pronarët e vetëm të informatave. Me “dezinformatat” të fuqishmit shohin çelësin e zgjidhjes së problemit, ose çelësin me të cilin përgjithmonë do ta fikin lirinë e të folurit, gjegjësisht lirinë e medieve. Sa naiv janë në rast se mendojnë se “lufta e tyre kundër dezinformatave në tërë shoqërinë dhe hapësirën mediatike” do të sjell kthimin e besimit të opinionit publik në mainstream media.

Dikush do të mendonte në mënyrë naive se vlera më e çmuar e mediave është informacioni. Por, kryeredaktori përgjegjës i Wall Street Journal ka thënë se WEF-it se pikërisht”besimi”- ndikimi i ashtuquajtur, nëpërmes përhapjes së informacioneve i cili kurrë nuk vihet në dyshim. Besimi është i fuqishëm, por i brishtë; është e merituar, e jo i imponuar, sikurse Bashkimi Evropian dhe të tjerët përpiqen sërish dhe sërish, por besimi poashtu edhe lehtë humbet, posaçërisht pas viteve të ngulfatjes së lirisë së folurit, njëanshmërisë së hapur dhe të ngjashme. Diçka që me vite dikush ka ndërtuar në një çast mund të rrënohet si kulla prej letrave, ndërsa mainstream mediat bëjnë pikërisht këtë- minojnë vet vetes reputacionin.

WEF-i me seli në Zvicër edhe më tutje insiston në atë se problemi themelor thjeshtë janë “dezinformatat” të cilat tani janë tepër shumë. Për këtë WEF-i i cili sillet sikur qeveris me botën, dëshiron që forcat më të fuqishme në shoqëri të bashkohen dhe të formojnë ” mbrojtjen shumë shtresore kundër përhapjes së informatave të rrejshme”. Të jemi gjallë e të shohim me çfarë mënyra të fuqishmit do të luftojnë kundër lirisë së mediave. Sepse, në rast se do të jemi gjer në fund të sinqertë-dezinformatat në kohët e fundit për shkak të censurës gjithnjë e më brutale praktikisht janë bërë sinonim për lirinë e mediave.

Le të jenë me fat…Do të shohim se si do të duket bota mediatike në regjinë e tyre, në rast se arrijnë të fitojnë në atë luftë të cilët në thelb drejtojnë vet kundër vetes, e për këtë nuk janë të vetëdijshëm… Neve na mbetet të vazhdojmë të besojmë në lirinë e mendimit, të folurit dhe natyrisht lirisë së mediave. Neve na mbetet të vazhdojmë të besojmë në ekzistencën dhe mbijetesën e njeriut të lirë, pavarësisht robërisë e cila na troket në derë.

Autor: Epoha Portal
Burimi: epoha.com.hr
Perktheu: Faik Miftari

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress