Bota

Foto e Durim Keçit te çadra e PD-së, trafikanti i drogës që përqafohej me Blendi Klosin

Një foto e Durim Keçit në çadrën e Patrtisë Demokratike në bulevard u përmend sot nga Edi Rama në seancën e parlamentit gjatë replikës me Lulzim Bashën.
Lapsi.al mësoi se bëhet fjalë për foton më lart. Durim Keçi është personi i veshur me xhupin jeshil dhe duket se qëndron në mes të çadrës së PD-së, gjatë kohës kur ajo ishte e hapur për këdo.
“Po tani çfarë do thuash? Po tani?” ishte sfida që Rama i lëshoi Bashës për trafikantin e drogës që merrte pjesë në mbledhjet shtabit të Partisë Socialiste dhe dilte në foto përqafuar me Blendi Klosin. Durim Keçi u arrestua në Shijak për t’u ekstraduar në Itali për trafik droge.
Më parë, Lulzim Basha publikoi disa foto të trafikantit, duke e prezantuar si një prej të fortëve që u përdor nga socialistët në fushatën e Durrësit.


Në foton që ka bërë në çadrën e PD-së duket se ambjentet janë bosh dhe nuk po zhvillohet asnjë aktivitet. Në këtë foto ai nuk shoqërohet nga asnjë prej deputetëve apo përfaqësuesve të PD-së. Vlen të kujtohet se në kohën që dilte foto tek çadra përballë kryeministrisë, Durim Keçi kërkohej nga Interpoli, por policia nuk e arrestonte sepse mandati i arrestit mbahej i fshehtë./Lapsi

OPINIONE