FOTO/ Ekipi me mjekë nga Kina mbërrijnë në Itali, bashkë kundër koronavirusit

Kina vjen në ndihmë të Italisë për të luftuar koronavirusi. Një staf mjekësh specialistë prej nëntë personash së bashku me medikamente dhe pajisje mjekësore ka mbërritur dje në Romë me një avion Airbus A-350.

Ekipi i mjekëve dha kontriburin e tij në Kinë, e cila tashmë koronavirusin e ka vetëm një kujtim të keq. Qyteti Wuhan, vatra e infektimit me koronavirus, ka shënuar ditën më të mirë qëkur shpërtheu Covid-19 para disa muajsh.

Në këtë qytet, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm pesë raste të reja, ndërkohë në pjesët tjera të provincës Hubei, nuk është konfirmuar asnjë rast.

Në pjesët tjera të Kinës janë regjistruar edhe tri raste, pra gjithsej tetë raste në gjithë vendin, shtatë më shumë se një ditë më parë, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare të premten.

Përveç ekipit specialist me avion në Romë kanë mbërritur edhe respiratorë, elektrokardiografi, mijëra maska dhe shumë pajisje të tjera mjekësore të dërguara nga Kryqi i Kuq kinez.

Kujtojmë që në Itali ka mbi 15 mijë të infektuar ku përfshihet 1.016 viktima dhe 1.258 të shëruar.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne