Turqia nis një operacion të ri antiterrorist në lindje

Ministria e Brendshme e Turqisë ka bërë të ditur se me mbi një mijë efektivë të forcave të sigurisë vendi ka filluar një operacion të ri kundër-terrorist në tre provinca lindore.

Në një deklaratë, ministria tha se Operacioni Kapan-8 në rajonin Ararat-Çemçe-Madur synon të neutralizojë të gjithë terroristët që fshihen në rajonet Ağri(Ararat), Çemçe dhe Madur që ndodhen në krahinat lindore të Ağri Kars dhe Iğdır.

Rreth 62 ekipe operative nga Njësitë Speciale të Xhandarmërisë, Forcat Speciale të Policisë dhe njësitë e sigurisë u formuan për operacionin.

Deklarata nuk theksonte ndonjë grup specifik, por në lindjen e Turqisë aktive ka qenë organizata terroriste PKK.

Operacionet e Turqisë kundër terroristëve brenda vendit vazhdojnë me vendosmëri dhe sukses me mbështetjen e publikut, shton deklarata.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne