FOTO/ Në librin e klasës së tetë, Kosova paraqitet në hartë si pjesë e Serbisë

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA një rast të turpshëm nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Ai ka vënë re se në librin e “Qytetarisë” së klasës së tetë të shkollës 9-vjeçare në Shqipëri, është një hartë e Europës, në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë dhe jo një shtet i pavarur.

Libri është i përhapur pothuajse në të gjitha shkollat e vendit, por mesa duket kjo nuk ka patur rëndësi për ministren e Arsimit, Besa Shahini, e cila vetë është një shqiptare e Kosovës.

Është për të ardhur keq, që e ardhmja e këtij vendi, sheh në burimet e dijes fakte të pavërteta, e aq më tepër për trojet ku ata jetojnë.

Kujtojmë se një situatë e tillë ndodhi edhe ditën e djeshme me një video të postuar nga vetë kryeministri Rama, në të cilën shihej se përsëri Kosova ishte pjesë e Serbisë. Video-ja u ndryshua menjëherë, pasi Rama u përball rëndshëm me akuzat e shqiptarëve.

Projekti për mini-shengenin ballkanik, e iniciuar nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, ka krijuar një klimë jo mjaft të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi kryeministri ynë deklaroi se Kosova u vetëpërjashtua nga ky proces.

Qytetari shkruan: “Prsh JOQ shikoni pake libëri shkollor Qytetaria 8 nuk njeh shtetin e Kosovës shtete të pavarur por pjesë te Serbise. Anonim ju lutem!”/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne