Akar: Nuk kemi përdorur asnjë municion ose armë të ndaluar

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se me operacionet “Kthetra” në veri të Irakut, deri më tani janë neutralizuar 158 terroristë.

Hulusi Akar bëri deklarata në lidhje me rendin e ditës dhe nënvizoi se falë operacionit “Burimi i Paqes” në Siri, rreth 400 mijë sirianë janë kthyer në vendin e tyre, si dhe bëri të ditur se i gjithë rajoni (i operacionit) është pastruar nga terroristët.

Ai u shpreh se në operacionin “Burimi i Paqes” deri më sot janë neutralizuar rreth 1200 terroristë dhe shtoi: “Ne nuk kemi përdorur dhe nuk përdorim asnjë municion ose armë të ndaluar nga drejtësia dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Së bashku me celulat e heshtura (në gjumë) është pastruar i gjithë rajoni. Vazhdojnëprovokimet e terroristëve dhe këtë e shprehim gjatë bisedimeve/takimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë. Falë operacioneve tona është marrë kontrolli i 4 mijë e 300 kilometra katrorëve dhe 600 vendbanimeve si dhe janë vendosur pikat e kontrollit në autostradën M4”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne