“Hashim Thaçi s’ka imunitet para Gjykatës Speciale”

Gjykata Speciale muajve të fundit ka intensifikuar aktivitetin e saj, ndërsa për intervistim  tashmë më ka ftuar rreth 250 ish pjesëtar te UÇK-së.

Ndërkohë  flitet se dhjetori dhe fillimi i janarit do të jetë periudha kur pritet edhe të ngritën aktakuzat e para ndaj personave të cilët janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve, këtë e thotë edhe profesori i të Drejtës penale ndërkombëtare, Ismet Salihu në një intervistë për Kosova Post.

Saliu nuk përjashton mundësin që nga Specialja të ftohet edhe Presidenti, Hashim Thaçi, duke specifikuar se para kësaj gjykate askush nuk ka imunitet dhe ai mund të  thirret nëse ata e shohin të arsyeshme.

“Kohën e fundit sidomos këta dy muaj janë intensifikuar ftesat për gjykatën Speciale, dhe deri më tani ka mbërri një numër jashtëzakonisht I madh rreth 250 persona janë ftuar deri më tani dhe sipas të gjitha gjasave në muajin dhjetor ose në pjesën e parë të vitit të ardhshëm pritën aktakuzat e para, për shkak se janë mbledh mjaftë prova, fakte të rrethanave dhe çdo moment pritën aktakuzat e para ndaj personave të cilët janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve”, tha Salihu.

I pyetur se mbas Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të ftohet edhe ish shefi I tij, Presidenti Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale, profesori Salihu ka thënë se askush nuk mund të ketë imunitet nga ndjekja eventuale e kësaj gjykate.

“ sipas ligjit për themelimin e kësaj gjykate, përkatësisht sipas juridiksionit të kësaj gjykate askush nuk ka imunitet nga kjo gjykatë, kështu që pa marr parasysh postin që e ka një person coftë edhe kryetar shteti nëse ata e shohin të arsyeshme mund ta ftojnë, nuk ka askush imunitet “tha ai.

Ideja për themelimin e një Gjykate Speciale buron mbi bazën e hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës që si bazë kishin dyshimet e zviceranit Dick Marty, mbi trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dyshimet e tilla janë hedhur edhe mbi ish-udhëheqës të lartë të UÇK-së, të cilët aktualisht mbajnë poste të larta në institucionet e Kosovës, siç ishte Kryeministri në detyrë Ramush Hardinaj, dhe  ish Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.\KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne