Shqiperia

FOTO/ Shihni se si ushtria merr nën kontroll aeroportin e Rinasit

Pas paralajmërimit të ministres Xhaçka, policia ushtarake ka hyrë në aeroportin e Rinasit, duke e marrë nën kontroll atë (foto më poshtë), një ditë pas grabitjes spektakolare të 10 milionë eurove, nga pista e aeroportit. Ngjarja ndodhi në momentin kur avioni i linjës Tiranë-Vienë ishte duke u nisur. Grabitësit e armatosur mundën të hyjnë lehtësisht në pistë duke grabitur shumën e madhe të parave.

Qeveria ka bërë me faj, kompaninë koncesionare, për dështimin në ruajtjen e aeroportit, duke larguar çdo përgjegjësi nga zyrtarët e lartë të qeverisë dhe vartësit e tyre. Nga ana tjetër, koncesionari u përgjigj duke thënë se deklarata e Ministrisë së Brendshme është e pasaktë dhe se ” forcat e policisë janë të pranishme në çdo cep të aeroportit si objekt i rëndësisë së veçantë, si zonë kufitare dhe policia e ka detyrë ligjore, për të ruajtur rendin dhe jetën e qytetarëve në rast incidenti të armatosur”.

OPINIONE