Izraeli vendos gjoba të rënda ndaj fëmijëve palestinez të burgosur

Është raportuar se gjykatat izraelite, gjatë muajit mars, ka dënuar me burg shumë fëmijë palestinez dhe u ka shqiptuar dënim me gjobë që arrin deri në 10 mijë dollarë.

Në një raport të publikuar nga Komiteti i të Burgosurve Palestinez, i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, u tha se: “Izraeli jo vetëm që dënon padrejtësisht me burg fëmijët palestinez, por cakton edhe dënime të rënda me gjobë ndaj tyre.”

Në këtë raport u tha se në muajin mars, 34 fëmijë palestinez u dënuan me burg, dhe se 20 nga këta fëmijë janë arrestuar nga shtëpitë e tyre, 11 në rrugë, një nga pikat e kontrollit ushtarak, një duke hyrë pa leje të identifikimit në rajonet izraelite dhe një duke u marrë në pyetje.

Në raport është theksuar se numri i fëmijë palestinez të burgosurve në burgun Ofer pranë qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor është rritur në 114, dhe se gjykatat izraelite kanë caktuar ndaj fëmijëve palestinez, dënime të rënda me gjobë që arrinë shumën prej 37 mijë shekel (afërsisht 10 mijë dollarë).

Raporti vuri në dukje se një fëmijë palestinez u mor në paraburgim pas të shtënave dhe se tre fëmijë palestinez ishin “rrahur brutalisht” gjatë marrjes në pyetje.

Sipas burimeve zyrtare të Palestinës, në burgjet izraelite janë 5 mijë e 700 palestinez, duke përfshirë rreth 500 të burgosur administrativë dhe 230 fëmijë.

Gjithashtu Izraeli me praktikën e “arrestimit administrativ”, siç e quan ai, duke u mbështetur në raportet e shërbimit informativ, mund ti mbajë palestinezët në paraburgim për një kohë nga 1 deri në 6 muaj. Në rast se për të paraburgosurin jepet vendimi “që ai përbën rrezik për sigurinë e Izraelit”, atëherë gjyqtari ushtarak mund ta zgjasë masën e arrestit në burg (paraburgimin) deri në 5 vite pa pasur nevojë për ngritjen e akuzës ndaj personit nën hetim.

Burimi: Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne