Bota

Fox News largon Bill O’Reilly pas akuzave për ngacmime seksuale

Televizioni i njohur amerikan Fox News ka vendosur që ta largojë nga radhët e veta Bill O’Reilly, njërin ndër gazetarët më të famshëm në botë.

Arsye për këtë vendim janë akuzat për ngacmime seksuale ndaj tij, njofton Klan Kosova.

Javën e kaluar mediat njoftuan se ai u kishte paguar 13 milionë dollarë pesë grave që e akuzonin. Disa prej tyre ishin pjesë e stafit të tij, kurse tjerat kishin qenë mysafire në emision.

Dëmshpërblimi më i madh i prej 9 milionë dollarësh i është paguar ish-producentes së Fox News, Andrea Mackris.

Disa nga reklamuesit kryesorë të emisionit The O’Reilly Factor, si BMW, Allstate Corp, Sanofi SA dhe T. Rowe Price, i kanë ndalur reklamat pas akuzave publike ndaj O’Reilly.

“The O’Reilly Factor” është emisioni më i shikuar politik në Amerikë me 4 milionë shikues mesatarisht.

Pasuria e tij llogaritet në 70 milionë dollarë.

 

OPINIONE

INTERVISTA