Franca hyn në fazën e tretë të betejesë kundër koronavirusit

Kryeministri francez Edouard Philippe dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë Jerome Salomon njoftuan masat e reja paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Salomon tha se Franca do të hyjë në fazën tretë të gatishmërisë emergjente për të luftuar virusin e njohur si COVID-19.

“Tani duhet të bëjmë gjithçka për ta penguar, për ta ngadalësuar, për ta këputur këtë shtrirje të epidemise”, tha ai.

Ndërkaq, Philippe deklaroi se nga mesnata e së shtunës, të gjitha “vendet publike” që nuk janë “thelbësore për jetën e vendit” do të mbyllen deri në njoftimin e mëtejshëm. Restorantet dhe kafenetë dhe objektet e kulturës franceze do të duhet të mbyllen, së bashku me kinematë dhe klubet e natës.

“Kjo është urgjente, tani është koha kur ne duhet të ndryshojmë sjelljen tonë”, tha ai.

Statistikat e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregojnë 4.499 raste të raportuara dhe 91 vdekje në Francë. Trembëdhjetë vdekje kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Transporti publik do të funksionojë në gjithë Francën, por Philippe kërkoi që të përdoret në një kapacitet të kufizuar, për punë dhe vetëm në raste të domosdoshme.

Philippe mendon se publiku duhet ta marrë më seriozisht frenimin e sëmundjes në sjelljen e tij të përditshme, duke i kërkuar kombit të “shmangë tubimin sa më shumë që të jetë e mundur, të kufizojë tubimet miqësore dhe familjare” dhe të largohet nga shtëpia vetëm për blerjen e sendeve kryesore./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne