Drafti anti-koronavirus/ Italia pritet të miratojë dekretin për ndihma sociale për familjet, bizneset e punonjësit. Ndihmë speciale edhe për turizmin

Italia pritet të miratojë dekretin lidhur me ndihmat sociale për familjet, bizneset dhe punonjësit, për situatën e krijuar pas shfaqjes së koronavirusit, i cili ka shkaktuar qindra të vdekur e mijëra të tjerë të prekur.

Mediat italiane shkruajnë se dekreti do të përfshijë gjithashtu edhe ndima specifike për turizmin.

“Drafti i ri i dekretit anti-koronavirus përbëhet nga 113 artikuj, një dekret që mund të përcaktohet ndryshe edhe si “kursim ekonomie” dhe që ka marrë konturet e një manovre ekonomike emergjente me ndërhyrje me “mbi 20 miliardë euro”, siç ka theksuar qeveria italiane, raportojnë mediat në Itali.

Në veçanti, dekreti ndan 1.15 miliardë euro për të financuar nevoja standarde shëndetësore kombëtare dhe 1.5 miliardë euro në Fondin për urgjencat kombëtare të ngritura pranë Mbrojtjes Civile.

Rregullat përfshijnë gjithashtu leje të posaçme të barabartë me 50% të pagave për punëtorë, punonjës ose të vetëpunësuar, me fëmijë të vegjël në shtëpi nga shkolla për urgjencën e koronavirusit.

Fondi “universal” do të prekë të gjithë sektorët; ku përfshihet ngrirja e të gjitha pagesave të taksave dhe kontributeve të 16 Marsit të paktën për një javë; zgjatje “e gjatë” për pagesat e TVSH-së, dhe kontributeve.

Dekreti do të hyjë në fuqi të dielën në mbrëmje nga Këshilli i Ministrave./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne