Edi Rama i shpall luftë shqiptarëve fut në karantinë totale Shqipërinë

Sot në orën 06:00 të mëngjesit u futën në fuqi masat e reja në të gjithë vendin, ndërsa nga dita e martë e javës që po vjen e gjithë Shqipëria do të futet në karantinë totale ashtu si Tirana dhe Durrësi në tre ditët e fundit. Masën shtrënguese e njoftoi kryeministri Edi Rama në një komunikim Live në Facebook nga shtëpia. Për kreun e qeverisë kjo është rruga e vetme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.  “Të martën perimetri i blinduar do të njësohet me kufirin e Shqipërisë. Praktikisht, e gjithë Shqipëria javën tjetër do të jetë si Tirana dhe Durrësi fillimisht këtë javë që kaluam dhe pastaj qytetet e tjera. Durim, durim dhe do t’ia dalim e do ta mbajmë mend këtë film horror si një eksperiencë të jashtëzakonshme. Java që vjen dhe tjetra do të vijnë me numër të rritur.

Duhet të jemi të përgatitur që ti presim rezultatet e testeve dhe rastet e vështira që do të shtohen. Pa asnjë panik. Sot fute tnë fuqi akti normativ me fuqinë e ligjit duke përcaktuar detyrime ligjore që do të ndihmojnë popullin dhe secilin prej nesh. Reagimi juaj ka qenë fantastik deri tani. Jemi shumë larg gjysmës dhe prandaj cdo ditë duhet ta përjetojmë si fillim të ri. Ne po punojmë me të gjitha forcat që të llogarisim cdo hap për të qenë gati në cdo situatë. U kërkoj ndjesë atyre që mund të kenë vështirësi të paparashikuara nga masat dhe ju lutem të na e bëni hallall” tha ai.

Praktikisht nga e marta në të gjithë vendin ashtu sikur ka ndodhur në Tiranë dhe në Durrës në tre ditët e fundit nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve me përjsahtim të atyre që do të autorizohen nga policia dhe në orarin e përcaktuar për administratën në punë në mëngjes deri në orën 08:00 dhe pasditen 16:00-17:00. Ndërkohë që nesër administrata do të jetë pushim. “Nesër administrata do të vazhdojë të jetë pushim, nisur kjo edhe nga fakti që dita e verës pushim zyrtar qëlloi ditë të diele.

Por pushim do të jenë edhe në vijim, pasi administrata aktualisht po punon me staf të reduktuar, ku nënat kanë marrë leje për të qenë pranë fëmijëve që nuk ndodhen në shkollë, apo edhe ata që janë në moshë, si më të rrezikuarit nga COVID-19. Në punë do të qëndrojnë ata që janë pjesë e shërbimeve dhe detyrave esenciale për qytetarët, siç janë edhe kompanitë që garantojnë hallkat jetike të ekonomisë së vendit“./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne