Covid 19, Rama merr masa drastike kushtëzuese, por ku ndryshon me vendet e tjera!

Pak kohë më parë Kryeministri kalotik i Shqipërisë Edi Rama njoftoi masa të reja shtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Me këto masa Rama po mundohet të ndjekë ose sic ka qejf ta quajë vetë ai, të jetë përpara vendeve të tjera për hapat dhe masat shtërnguese.

Por në të vërtetë këto masa të marra nga katoliku Rama janë shkatërruese për qytetarët shqiptarë, sidomos për bizneset dhe familjet e varfëra. Sic dihet më shumë se gjysma e bizneseve në shqipëri, kryesisht ato të vogla janë në prag falimentimi dhe një masë drastike e tillë do të përshpejtojë mbylljen e tyre dhe daljen si të papunë afërsisht të mbi 30 mijë kryefamiljarëve.

Më shumë kërcënuese paraqitet situata për familjet në nevojë apo ato që janë pjesë asistencës sociale që në vetvehte është qesharake. Deri tani Rama ka dhënë cdo masë shtërnguese për të gjithë, me pak përjashtime, por ende nuk ka thënë asnjë fjalë se cfarë do të bëhët me mbi  70 mijë familje që në vendin tonë janë ose me minimumin jetik ose shumë afër tij.

Deri tani vetë Rama apo vartësit e tij nuk kanë dhënë asnjë shenjë se do të gjenden pranë këtyre familjeve që në mbyllje brenda shtëpisë nga masat ekstreme të qeverisë së tij do të mbijetojnë apo jo deri në fund të këtij izolimi.

Rama kërkon të imitojë krerët e shteteve që kanë marrë masa të ngjashme për koronavirusin por jo në 100 % e tyre, por vetëm në atë që i intereson atij. Të gjitha vendet europianë që kanë nisur dhe ndërmarrë masa ekstreme i kanë shoqëruar ato me masa lehtësuese.

Pothuajse të gjitha këto shtete kanë anuluar taksat për bizneset dhe vendosur subvecione për sigurimet e tyre, ndihma shtesë për të gjitha familjet e gategorive sociale, familjeve të varfëra do tu jepen ushqime për të gjithë periudhën që do të jenë të izoluar. Pikërisht ky është ndryshimi ndërmjet Shqipërisë së izoluar dhe vendeve të tjera si Italia, Greqia e deri tek Kanadaja.

Meqe Rama e ka marrë seriozisht të “vrasë” me dorën dhe urdhërat e tij mijëra shqiptarë dikush duhet ta këshillojë që të reflektojë sa nuk është vonë, duke qenë se edhe “shtet rethimin” e vendit e konsideron si veprim në kohën e duhur./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne