Bota

Francë: Arrestohet akademiku dhe teologu Tarik Ramadan

Policia franceze ka privuar nga liria akademikun e shquar zviceran dhe teologun Tariq Ramadan.

Prokuroria në Paris është duke kryer hetim kundër Ramadan nën akuzat për përdhunim dhe abuzim seksual. Burime të paemëruara nga Prokuroria njoftojnë se Ramadan është arrestuar.

Ramadan më parë mohoi të gjitha akuzat që i ngarkohen ndërsa gazetat franceze “Le Monde“ dhe “Le Parisen“ vitin e kaluar kanë shkruar se dy gra kanë ngritur padi kundër Ramadan. Atë e ngarkojnë për përdhunim gjatë vitit 2009 dhe abuzim seksual gjatë vitit 2012.

Në mënyrë shtesë Prokuroria konfirmoi se ka marrë paditë dhe ka filluar hetim preliminar.

Për shkak të hetimit Ramadan është tërhequr nga pozita e profesorit në Universitetin e Oxford-it.

Ramadan është një nga autorët më të njohur për integrimin e muslimanëve në Evropë ndërsa revista amerikane “Time” e renditi atë në listën e 100 personave më me ndikim në botë.