Francë, deputetët largohen nga takimi pasi një studente ishte me mbulesë

Deputetët e krahut të djathtë dhe republikan u larguan nga një takim në Parlamentin e Francës të enjten për shkak të pranisë së një gruaje muslimane me shami.

Gjatë takimit në Paris, ku po diskutohej për pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe efektet e saj mbi të rinjtë, disa anëtarë të krahut të djathtë si dhe anëtarja e partisë në pushtet Anne-Christine Lang thanë se nuk mund të pranonin që përfaqësuesja e unionit të studentëve Maryam Pougetoux mbante shami dhe u larguan.

Lang argumentoi në Twitter se ajo nuk mund të duronte praninë e një personi me shami në një takim që po mbahej në asamblenë kombëtare, “në zemrën e demokracisë”.

“Si një anëtare e parlamentit që është feministe dhe mbrojtëse e të drejtave të grave, e përkushtuar ndaj vlerave republikane dhe sekularizmit, unë nuk mund të pranoj pjesëmarrjen e një personi që mban shami në takimin tonë”, tha ajo.

Një tjetër anëtare e partisë në pushtet, Sandrine Morch, e cila kryesoi seancën, tha se reagimi i deputetëve ishte i panevojshëm dhe nuk ka asnjë rregull që i ndalon njerëzit të merrnin pjesë në takim me veshje fetare.

Morch theksoi se ajo nuk do të lejonte që diskutimi fals rreth shamisë të zhvendoste fokusin e takimit, ku po diskutohej e ardhmja e të rinjve të vendit.

Pougetoux ishte gjithashtu e ekspozuar ndaj kritikave nga ministrja e atëhershme e Shtetit për Barazinë Gjinore Marlene Schiappa dhe shumë figura të tjera politike kur u emërua kryetare nga sindikata e studentëve UNEF në vitin 2018./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne