Ndodhet në “arrest shtëpie”, gjyqtarja Margjeka kërkon leje nga SPAK për të takuar vajzën, ja përgjigjja e Akuzës

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi dyshohet se ishte pjesë e një skeme korrupsioni me mijëra euro, ka kërkuar leje nga SPAK për të vizituar vajzën e saj.

Është siguruar kërkesa e gjyqtares Margjeka drejtuar SPAK, ku ajo thekson se ka vajzën sëmurë dhe duhet ta shoqërojë në spital.

“Gjatë kohës që ndodhem në masë arrest shtëpie vajza ime ka manifestuar një gjendje hemorragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhue në datën 15.09.2020.

Kam njoftuar mjekun e lagjes, i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim ka udhëzuar për vizitë klinike pranë specialistit përkatës.

Në kushtet që ndodhen në arrest shtëpie e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës për shkak se edhe bashkëshorti siç edhe jeni në dijeni ndodhet në paraburgim me vendim gjykatë dhe nuk kam njerëz të tjerë familjare apo të afërm të më ndihmojë. Ju lutem më mundësoni nëpërmjet ndonjë akti shkresor të lëshuar nga ju, miratimin e shoqërimit të vajzës në kryerjen e vizitave mjekësore”, thuhet në shkresën e gjyqtares.

Në përgjigje, ka vendosur të mos e miratojë lejen e gjyqtares.

Kujtojmë se pjesë e kësaj skeme korruptive dyshohet se ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, Arben Cara, i cili është lënë në “arrest me burg”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne