Stadiumi pothuajse i zbrazët, por kontrolle të plota për të parandaluar shpërthimin e ndonjë konflikti të mundshëm mes tifozerive. Kjo është atmosfera që do të gjejë kombëtarja franceze në Stade de France me rastin e ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Izraelit, të planifikuar në Paris mbrëmjen e së enjtes së 14 nëntorit.
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe apeli i qeverisë së udhëhequr nga Benjamin Netanyahu drejtuar qytetarëve izraelitë për të shmangur daljen në stadium, kanë shtyrë tifozët e shumtë të braktisin ndeshjen aq shumë sa që llogaritet se 20,000 tifozë do të jenë të pranishëm kundër një kapaciteti maksimal prej 80,000 personash, megjithatë shefi i policisë franceze Laurent Nuñez njoftoi se do të vendosen 4,000 oficerë dhe personel sigurie.
“Nuk ka asnjë kërcënim të veçantë, por rreziku zero nuk ekziston – shpjegoi Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau për TF1, i cili iu bë jehonë nga fjalët e Nuñez -. “Do të ketë një kontroll të dyfishtë, një perimetër sigurie rreth stadiumit të antiterrorizmit. Ne do të kemi gjithsej 4000 persona në sistem”.
Sipas asaj që raportohet nga transmetuesi transalpin, dislokimi i agjentëve do të ndahet mes 2500 policëve dhe xhandarëve të thirrur për të ruajtur stadiumin, ndërsa 1500 të tjerë do të shpërndahen përgjatë rrugët e komunikimit të kryeqytetit francez Midis tyre do të ketë edhe shumë njësi të lëvizshme të forcave të armatosura, qofshin CRS apo xhandarë të lëvizshëm./BallkanWeb