Francë – Kryeministri Philippe quan “të bezdisshme” fjalimet islamofobe të krahut të djathtë

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe i ka vlerësuar si “të bezdisshme” fjalimet antiislame që ishin mbajtur në një takim organizuar të shtunën në Paris nga ekstremi i djathtë.

Fjalimet që u mbajtën në një takim organizuar të shtunën në Paris nga ekstremistët e krahut të djathtë Kryeministri Phipippe i cilësoi si “të bezdisshme” dhe i kritikoi ato duke thënë se janë në kundërshtim me vlerat e Francës.

Një nga pjesëmarrësit në këtë takim, Eric Zemmour kishte thënë: “Problemet e emigracionit rriten me Islamin. A do ta pranojnë francezët e që të jetojnë si pakicë në tokat e të parëve të tyre? Nëse do ta pranojë atëherë ata e meritojnë të ‘kolonizohen’, përndryshe do t’u duhet të luftojnë për çlirimin e tyre”.

Kurse kryetari i Bashkisë së Beziers, Robert Menard kishte pretenduar se në rrugë nuk do të mbetej asnjë grua në rast të dominimit të Islamit në Francë.

Politikani Marion Mareshal Le Pen në fjalimin e tij mbrojti mendimin e shkrimtarit francez, Renaud Camus, “që Evropa do të pushtohet nga emigrantët”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne