Francë, policia ndërhyn ndaj protestës kundër dhunës policore

Në kryeqytetin e Francës, Paris u zhvillua një protestë për 24 vjeçarin me ngjyrë Adama Traore i cili humbi jetën në automjetin e policisë në vitin 2016.

Pavarësisht ndalesës së prefekturës, protestuesit u mblodhën para ndërtesës së Drejtësisë me thirrjen “Kolektivi Drejtësi për Adama” duke protestuar kundër dhunës policore.

Assa Traore, motra e Adama Traore në një fjalim në protestë tha se “Lufta jonë sot nuk është vetëm e familjes Traore, por në të njëjtën kohë është edhe lufta juaj. Sot kur ne luftojmë për George Floyd (afroamerikani që humbi jetën si pasojë e dhunës policore në SHBA) në të njëjtën kohë luftojmë edhe për Adama Traore”.

Policia e cila përjetoi tensione me protestuesit ndërhyri ndaj tyre me gaz lotsjellës. Sipas burimeve të policisë në protestë morën pjesë 19 mijë persona. Ndërkohë që protestës iu bashkuan edhe “Jelekët e Verdhë”.

Në raportin e njoftuar si rezultat i ekzaminimit të mjekësisë ligjore me kërkesë së familjes Traore, thuhet se i riu afroamerikan ka humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së policisë.

Traore humbi jetën kur ai u fut në automjetin e policisë për t’u dërguar në stacionin policor pas një tensioni të shënuar gjatë kontrollit identifikues më 19 korrik 2016.

Në deklaratat e para pas ngjarjes, ishte thënë se Adama kishte shfaqur shqetësime dhe ai i ishte dorëzuar ekipit të shëndetësisë. Por, më pas u zbulua se Traore ka humbur jetën në automjetin e policisë para ndërhyrjes së mjekut.

Përderisa nuk u hap asnjë hetim kundër forcave të zbatimit të ligjit që u përfshinë në ngjarje, gjithashtu nuk u arrit as ndonjë rezultat nga procesi gjyqësor.

Pas vdekjes së Traores u zhvilluan shumë protesta, ku shumica e familjarëve të tij u arrestuan. Ndërkohë në zonat periferike filluan rebelime pasi prokurori deklaroi se Traore mund të ketë vdekur nga një atak në zemër si pasojë e një infeksioni dhe jo nga dhuna policore./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne