Francë, zgjedhjet lokale do të mbahen përkundër shqetësimeve nga koronavirusi

Franca do të zhvillojë raundin e parë të zgjedhjeve lokale të dielën pavarësisht frikës nga shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19) i cili ka marrë 80 jetë deri më tani në vend.

Më shumë se 47 milionë njerëz pritet të votojnë. Votimi do të fillojë në ora 8:00 dhe do të mbyllet në ora 20:00 sipas orës lokale.

Mbi 34.900 komuna do të zgjedhin kryetarët e tyre. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 22 mars.

Rezultatet fillestare do të shpallen pas mbylljes së qendrave të votimit.

Presidenti francez Emmanuel Macron vendosi të mos anulojë zgjedhjet pavarësisht shqetësimeve nga koronavirusi.

Virusi, i cili besohet se ka origjinën në Wuhan të Kinës, nga shfaqja e tij dhjetorin e kaluar është përhapur në rreth 130 vende të botës.

Në Francë, e cila është ndër vendet evropiane me numrin më të madh të rasteve të virusit, do të merren një sërë masash për të frenuar pandeminë në ditën e zgjedhjeve.

Votuesit do të veshin maska ​​dhe do të përdorin xhel dezinfektues kur hyjnë në qendrat e votimit.

Një distancë prej të paktën një metër do të mbahet midis njerëzve në radhët që do të krijohen në qendrat e votimit. Votuesit mund të sjellin lapsat e tyre për të votuar.

Qendrat e votimit do të pastrohen çdo gjysmë ore./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne