Musavi: Qeveria dhe populli i Iranit kurrë nuk i harron miqtë e periudhës së vështirë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka vlerësuar lartë vendet që kanë dërguar ndihma në Iran për t’u përballur me përhapjen e virusit Korona dhe ka deklaruar se qeveria dhe populli i Iranit kurrë nuk do të harrojë miqtë e periudhës së vështirë.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e shtunë në llogarinë e tij në Twitter vuri në dukje kontaktet telefonike dhe mesazhet e z. Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe përpjekjet e ambasadave të Iranit dhe ka shkruar: “Përveç Kinës, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë, ndihma në formë para dhe pajisje mjekësore janë pranuar edhe nga Japonia, Katari, Republika e Azerbajxhanit dhe Rusia”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit të enjten me anë të një letre drejtuar Antonio Gutteres, sekretarit të përgjithshëm të OKB, ka shkruar: “Pavarësisht potencialeve shkencore të sistemit të shëndetësisë së Iranit për t’u përballur me virusin Korona, sanksionet dhe parakushtet e Amerikës për ndalimin e shitjes së medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore po përballin me pengesa serioze përpjekjet për t’u përballur me virusin Korona në Iran”.

Zarif në këtë letër ka theksuar heqjen e të gjitha sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës kundër Iranit./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne