Samiti i liderëve do të zhvillohet nëpërmjet telekonferencës

Samiti i liderëve, që planifikohej të zhvillohej në 17 mars në Stamboll me mirëpritjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), për shkak të llojit të ri të koronavirusit, do të realizohet me anë të telekonferencës.

Presidenti Erdoan, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel do të bisedojnë më 17 mars për çështjen e rajonit të Idlibit në Siri dhe refugjatët si dhe do të shqyrtohen marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian.

Samiti që planifikohej të zhvillohej në Stamboll do të realizohet me rrugën e telekonferencës, për shkak të epidemisë së koronavirusit, që ka përfshirë tërë botën./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne