Rojat bregdetare greke konfiskojnë sendet personale të refugjatëve

Refugjatëve të arratisur nga lufta civile dhe trazirat e brendshme në vendin e tyre, të cilët duan të shkojnë në Evropës, në ishullin Lesbos të Greqisë, ekipet greke të Rojës Bregdetare iu konfiskuan sendet personale.

Rreth 25 azilkërkues, të cilët u dërguan të enjten natën në Portin Molivos nga ekipet e Rojës Bregdetare greke, u detyruan të kalonin natën në rrugë me rrobat e tyre të lagura.

Ata shpjeguan se iu morën paratë dhe telefonat e tyre nga ekipet greke.

Njëri prej tyre bëri të ditur se iu dha shumë pak bukë.

“Ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Kemi frikë të flasim. Ata reagojnë shumë ashpër kur flasim. Ata menduan se shoku ynë ishte kapiten dhe e rrahën shumë. Ai nuk mundi të vijë në vete për një orë. Ata spërkatën diçka në sytë e tij. Ai nuk mund t’i hapte sytë për një kohë të gjatë”, u shpreh një prej azilkërkuesve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne