Frika nga grusht shteti, arsye e mungesës së mbretit të Arabisë Saudite në samitin e grupit G-20

Muxhtehid, aktivisti politik dhe publicist në Twitter i cili njihet me zbulimin dhe publikimin e lajmeve sekrete të sunduesve të regjimit Al Saud, kësaj radhe ka zbuluar arsyen e mungesës së mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe trashëgimtarit të tij Muhamed bin Selman në samitin e G-20.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muxhtehit në faqen e tij në Twitter ka shkruar: “Muhamed bin Selman i biri i mbretit saudit nga frika e grusht shtetit brenda familjes mbretërore Ale Saud, nuk mund të largohet nga Arabia Saudite dhe nga ana tjetër, mbreti Selman bin Abdulaziz gjithashtu, për shkak të gjendjes mendore që ka, nuk ka mundësi të marrë pjesë në këtë samit.

Ai në vazhdim ka shkruar se mbreti saudit në fund të muajit Ramazan ka marr edhe një grip dhe oborri mbretëror i Arabisë Saudite pasi ka shpenzuar qindra miliona dollarë, u detyruar të anulojë vizitën në Hamburg të Gjermanisë.

Kjo është në kohën kur burimet diplomatike të Arabisë Saudite kanë deklaruar se mbreti i Arabisë Saudite për shkak të krizës së Katarit, nuk do të marrë pjesë në samitin e G-20 dhe Muhamed Al-Xhed’an, ministri i financave të këtij vendi do të marrë pjesë në këtë samitin e Gjermanisë në qytetin Hamburg në vend të mbretit saudit.

Disa orë pas publikimit të lajmit për anulimin e vizitës së mbretit Selman në Hamburg, Stefan Zajbert, zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, ka deklaruar se mbreti i Arabisë Saudite nuk do të marrë pjesë në samitin e G-20. Ky funksionar i Gjermanisë nuk ka dhënë shpjegime më tepër në lidhje me shkakun e anulimit të kësaj vizite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne