Frikë nga protesta e opozitës? Shtetrrethim në Elbasan, nuk lejohet askush të hyjë në Tiranë

Një gjendje kaotike është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit ku qytetarëve iu është ndaluar kategorikisht hyrja për në Tiranë.

Një postobllok policie është stacionuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit duke ndalur qytetarët t’i drejtohen kryeqytetit.

Të vetmit që kalojnë postobllokun janë ata që janë rezidentë në Tiranë, ose që kanë emergjenca mjekësore. Të tjerët janë kthyer mbrapsht, edhe pse mund të kenë pasur autorizime për punë, ndërkohë që nuk kanë munguar as boritë e makinave, të cilave shoferët iu kanë rënë pa pushim.

“Nuk na lënë që të shkojmë në shtëpitë tona, nuk çojmë dot mallin në Tiranë. Marr sallën, nuk më përgjigjet, është një turp, kam 25 veta që mbaj në punë, është një turp i madh”, shprehet një qytetar.

Fax News raporton se nuk ka pasur asnjë njoftim të mëhershëm ndaj qytetarëve për këto masa që do të ndërmerreshin. Ka qenë ministria e brendshme ajo që ka dhënë një urdhëresë për punonjësit e policisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë të detyruar që ta zbatojnë atë.

Kujtojmë se të gjitha akset kryesore janë të bllokuara, dhe nuk lejohen hyrjet dhe daljet nga qytetet e tjera, dhe kjo situatë lidhet padyshim dhe me protestën që ka thirrur opozita shqiptare pasditen e sotme, duke nisur nga ora 16 e 30 dhe në vijim./faxnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne