Frikë nga protestat, pezullohet ndeshja Serbi-Kosovë

Qeveria e Serbisë vendosi të ndalojë zhvillimin e ndeshjes në hendboll mes përfaqësueses serbe të vajzave 20-vjeçare dhe atyre kosovare e parashikuar pasditen e së premtes.

Mediet në Serbi shkruajnë se vendimi është marrë pas paralajmërimit të protestave, pasi Kosova duhej të zhvillonte ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Fillimisht ishte marrë një vendim për të zhvilluar këtë ndeshje pa simbole shtetërore dhe pa praninë e publikut. Përfaqësuesja e Kosovës ishte nisur fillimisht për në qytetin e Kragujevcit në Serbinë qendrore dhe më pas hendbollistet ishin dërguar në një qendër sportive në Kovillovo në afërsi të Beogradit.

Pavarësisht se policia kishte rrethuar sallën sportive ku do zhvillohej ndeshja kjo nuk arrit. Gjithsesi kjo do të ishte e vetmja ndeshje që do të zhvillohej mes Kosovës dhe Serbisë në hendboll pas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Europiane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne