Tmerr brenda parlamentit, aktivisti i kanabisit hidhet nga ballkoni

Një burrë ka rënë nga një ballkon brenda parlamentit holandez në një tentativë për vetëvrasje, ndërsa deputetët ishin në seancë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për disa pamje që tregojnë një politikan duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se britmat dhe thirrjet të dëgjoheshin kur ai bie nga ballkoni.

Raportet e dëshmitarëve okularë thonë se ai kishte një kabllo energjie elektrike rreth qafës së tij.

Mediat holandeze raportojnë se ai është dërguar në spital. Dëshmitarë okularë që pretendojnë se ishte një tentativë për vetëvrasje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne