Frikë nga rikthimi i Tahirit apo presion Ramës; brenda tre ditësh dy deputetë të PS-së kërkojnë rikandidimin e Veliajt

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, është shprehur disa herë se do të jenë strukturat e socialistëve ato të cilët do të vendosin sa i takon kandidimit të kryebashkiakëve në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Por pavarësisht këtij qëndrimi parimor të Ramës, tre ditët e fundit në publik janë kristalizuar zëra nga brenda mazhroncës të cilët kërkojnë publikisht rikandidimin e Erion Veliaj për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës.

“Erion Veliaj hyri për një mision dhe me punë, me rezultate, me atë çfarë ka bërë, është duke kërkuar një mandat të dytë, jo për të vazhduar të qëndrojë në atë karrige, por për të shërbyer dhe për ta çuar përpara këtë mision. Gjëja më e mirë e tij është puna”, deklaroi Fatmir Xhafaj, të martën në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë, ditën e sotme, deputeti tjetër socialist, Alket Hyesni gjatë një interviste për emisionin ’45 minuta’ në ‘Report Tv’ tha se “Veliaj duhet të kandidojë patjetër për një mandat të dytë, pasi shumë herët në mëngjes dhe deri vonë është në shërbim të qytetarëve të Tiranës”.

Nuk dihet pse gjithë ky vrull kur vetë Rama është shprehur se do të jenë strukturat ato që do të vendosin.

Nuk përjashtohet mundësia që e gjitha kjo të jetë pjesë e një skenari të organizuar duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ku gjithmonë e më shumë po flitet për një rikthim të Saimir Tahirit në PS, dhe është fakt i njohur që ish-Ministri i Brendshëm është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Veliajt. Ndërsa ekziston edhe varianti që këto deklarata të jenë një sinjal që kryebashkiaku i dërgon kryesocialistit dhe kryeministrit përmes deputetëve të tij. Kjo pasi Rama, deri më tani e ka lënë pezull çështjen e rikandidimit të Veliaj, madje sa herë është pyetur për këtë gjë, ai ka refuzuar të përgjigjet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne