Shqiperia

Propozimi i M. së Mjedisit: Automjetet, dy herë në vit kontroll teknik

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit po diskutohet një tjetër vendim i rëndësishëm që ka lidhje me qarkullimin e automjeteve. Në një intervistë për Televizionin Tema, drejtori pranë Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, u shpreh se kontrolli teknik i automjeteve mund të bëhet më shumë se një herë në vit

Përveç kontrollit periodik vjetor, natyrisht do të implemntohen edhe masat e kontrollit gjatë gjithë vitit dhe natyrisht kjo është një çështje në konsultim dhe për t’u diskutuar dhe për t’u bërë pjesë Inspektorati i Mjedisit dhe inspektoriate të tjera që ngarkohen me kontrollin e mjeteve të transportit, për të kontrolluar edhe gjatë vitit pavarësisht se ajo mund të ketë kaluar në kontrollin periodik vjetor”, deklaroi Pëllumb Abeshi, drejtor i përgjithshëm i Mjedisit.

Një javë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ndalimin e importit të automjeteve që janë më të vjetra se 10 vjet. Ky vendim sipas Abeshit erdhi për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në qytetet kryesore të vendit dhe që sipas tyre shkaktohet nga shkarkimet e gazrave të automjeteve

Dy objektivat kryesorë të tij janë për të vendosur rregulla që makina të reja që hyjnë me zero km në territorin e Shqipërisë të jenë Euro 5, sipas standardit të BE dhe makinat e përdorura që hyjnë në Shqipëri të mos jenë më të vjetra se sa 10 vjet nga viti i prodhimit të tyre”, tha Abeshi.

Sipas tij, ky vendim nuk pritet që ketë ndikim negativ në shoqëri pasi sipas studimeve të Ministrisë së Mjedisit, makinat që importohen aktualisht nuk janë më të vjetra se 12 vjet. Vendimi nuk prek edhe importin e makinave historike. Sipas Abeshit, në këtë kategori do të futen automjetet e prodhuara para vitit 1970. Sipas Abeshit vendimi nuk do të ketë asnjë impakt tek kompania SGS, e cila kryen kontrollin teknik.

Jo kontrolli teknik nuk del jashtë loje, është i përhershëm dhe do jetë i domosdoshëm përditë. Ai do të kontrollojë dhe do të kolaudojë makinat dhe do të vlerësojë nëse janë shkarkimet e tyre me normat e lejuara në mjedis”, tha ai.

OPINIONE