Gjermania përgëzon Turqinë, paralajmëron Arabinë Saudite për vrasjen e Khashoggit

Qeveria e Gjermanisë, ka përgëzuar përpjekjet e Turqisë për të hetuar vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, ndërsa ka kërkuar nga Arabia Saudite zhvillimin e një hetimi transparent dhe të sjellë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra për shtyp e Qeverisë së Gjermanisë, janë përgëzuar përpjekjet e Turqisë për të hetuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, dhe nga Arabi Saudite është kërkuar ndëshkimi i përgjegjësve.

“Përpjekjet e autoriteteve turke kanë luajtur një rol të madh në hetimin e ngjarjes. Qeveria e Gjermanisë mbështet të gjitha përpjekjet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera në deklaratën ku vihet në dukje se kancelarja gjermane, Angela Merkel, javën e kaluar ka zhvilluar një bisedë telefonike me mbretin saudit dhe i ka shprehur atij pritshmëritë, thuhet se nga Riadi presin kryerjen e një hetimi të shpejtë dhe transparent, si dhe ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve duke i vendosur përpara drejtësisë.

“Kjo thirrje është ende e vlefshme për Arabinë Saudite. Ajo bëri premtime me deklaratat që ka bërë dhe kjo duhet të vlerësohet në kuadër të këtyre fjalëve” thuhet ndër të tjera në deklaratë..

Po ashtu pasi vihet theksi që nëse qeveria saudite nuk mban premtimet e saj, mund të vendosen sanksione në rast të zbulimit të informacioneve të reja, në deklaratë thuhet se “Pavarësisht se kanë kaluar pothuajse 1 muaj nga humbja e Khashoggit ende shumë pyetje të cilat nuk kanë marrë përgjigje. Po ndjekim nga afër nëse Arabia Saudite ka kryer apo jo një hetim transparent për të zbardhur ngjarjen dhe nëse i ka nxjerrë apo jo para drejtësisë përgjegjësit. Në dritën e zhvillimeve në këtë çështje, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapat e duhur me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne