FSB-ja ruse arreston në Moskë një shtetas amerikan gjatë një aksioni kundër sipunazhit

Një çeshtje penale nën perkufizimin e spiunazhit është ngritur kundër një shtetasi amerikan, tha në një deklaratë për shtyp Shërbimi Federal Rus për Sigurinë (FSB).

Zyrtarët e Shërbimit Federal Rus për Sigurinë (FSB) arrestuan shtetasin amerikan Paul Whelan në kryeqytetin rus gjatë një aksioni të spiunazhit, tha të hënën shërbimi për shtyp i FSB-së.

“Më 28 dhjetor, një shtetas amerikan i quajtur Paul Whelan u arrestua në Moskë nga oficerët t Shërbimit Federal Rus të Sigurisë gjatë një aksioni të spiunazhit”, tha zyra e shtypit.

Zyra shtoi se hetimi është në vazhdim e sipër. Shërbimi rus nuk ka dhënë ende detaje të tjera për këtë çështje.

Klasifikimi, sipas të cilit është iniciuar çështja penale, parashikon dënim në formë burgimi për një periudhë prej 10 deri në 20 vite.

Më herët në dhjetor, një shtetas norvegjez u ndalua për akuza të ngjashme të spiunazhit. Seanca gjyqësore për rastin e Frode Berg është caktuar në shkurt 2019./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne