Fshati Belkameni, luftetaret Shqiptare dhe ultimatumi Bullgar i vitit 1907

Nga Petro Prodani

Greke nuk ka patur por megjithate fajin e kane ‘Andartet Greke’ – insiston dikush. Mendoj se krijimi i nacionalizmit fillestar i parapriu procesit te themelimit te shteteve moderne Ballkanike. Ndersa Perandorite perpiqeshin ta mbanin nacionalizmin nen kontroll, krijuesit e ‘Rendit te Ri Boteror’ bene pikerisht te kunderten. Pa krijimin dhe nxitjen e nacionalizmit ata nuk mund te arrinin objektivat e tyre. Pak a shume, kjo ndodhi edhe ne Ballkan. Njerzit u detyruan, ne njeren apo tjetren forme, te beheshin pjese e nje nacionaliteti te caktuar. Ne kete proces luajten rol vendimtar disa faktore. Per kendveshtrimin tim, me kryesoret ishin; besimi fetar, traditat etniko-familjare dhe interesat ekonomike. Perparesia e ketyre faktoreve varrej nga zhvillimi kulturor i popullatave respektive. Ndryshe per Serbet, ndryshe per Bullgaret, ndryshe per Greket, ndryshe per Shqiptaret, ndryshe per Vllehrit, etj.

Nga i gjithe ky ekuacion i koklavitur po vecoj Shqiptaret dhe Vllehrit qe jetonin ne zona ku do te vendosej kufiri i shteteve te qe do te krijoheshin pas eleminimit te Perandorise Otomane. 

Keto grupe njerzish kishin jetuar prane njeri tjetrit per shekuj te tere dhe pjesa me e madhe e tyre ishte Helenizuar. Kjo ishte arsyeja kryesore se perse ata ju bashkuan ‘Projektit Grek’ dhe jo dickaje tjeter.

Pak a shume, kjo kishte ndodhur edhe me fshatin Belkameni, (Prane Follorines ne Greqi), qe ka hyre ne historine e Shqiperise si nje vater e Rilindjes Kombetare. 

Dy burra nga ky fshat, Spiro dhe Mihail qe moren si mbiemer emrin e fshatit ku kishin lindur, njhen si luftetare qe u perballen me Andartet Greke, dhe jo vetem. 

Por kush ishin keta ‘Andarte’ ?

C’lidhje kishin ata me fshatin ne fjale ?

Pergjigja gjendet ne nje ultimatum qe komitet Bullgare ju derguan fshatareve Belkamenas ne Vjeshten e vitit 1907 duke i kercenuar me cfarosje.

Shqiperimi i kesaj letre(1) paraqitet me poshte.

“Kazaja e Florines.

Kryetarit te fshatit, nenkryetarit, prifterinjve dhe drejtuesve te Belkamenit.

Banues te Belkamenit,

Ne jemi te detyruar moralisht t’ju kercenojme per rrugen e keqe qe keni mare duke u bashkuar me Andartet Greke. Ata jane nje grup elementesh nga me te poshterit te cilet nen pretekstin e luftes per liri po vrasin Bullgaret tane te vertete, te madh dhe te vogel, me instiktet barbare aq te zakonshme ne Greqine e kalbur. Pikerisht kjo turme ka terrorizuar popullatat Bullgare dhe Rumune te Maqedonise dhe detyruar ata te behen Greke. 

Per fat te mire, keta bandite vonuan te vinin drejt jush. Perndryshe, te gjithe banoret do te ishin zhdukur nen pasojat e ketij revolucioni. Por tani, fshataret kane filluar te ngrihen kunder Grekeve. 

Vini re me kujdes; une kam ndermend te vras, vertet te masakroj, cilindo prej jush qe nuk pendohet per veprimet tuaja. Ose per gabimet tuaja duke u bere ndjekes te Andarteve bandite  te cilet kane felliqur emrin e tyre ne syte e botes Europiane. Ju, menjehere duhet te dergoni perfaqsuesit tuaj ketu tek ne ne menyre qe te gjejme nje lloj ujdie. Ne se ju vendosni te mos bashkoheni me ne, nje fat i keq, me i keqi i te keqijve, ju pret te gjitheve. Ne do t’ju fshijme nga faqja e Tokes. Nuk do te jete e mundur per asnje nga ju ti shpetoje terbimit tone. Kudo ku mund te shkoni, ne do t’ju ndjekim hap pas hapi dhe ju do te bini ne duart tona. 

Ju nuk jeni Greke, por Rumune dhe Shqiptare. Nuk eshte deshira jone tju kthejme ne Bullgare. Tupi juaj te flakni nacionalitetin tuaj te vertete. Kujtoni qe ju keni vllezer si puna juaj qe po luftojne per kauzen e nacionalitetit te tyre. Bandat e Rumuneve dhe Shqiptareve jane lidhur vllazerisht me ne dhe ne punojme per te njejtin qellim. Jane Andartet Greke ata qe kane prishur kete bashkepunim duke ju mashtruar. Dhe neqoftese ju nuk doni te kuptoni edhe kete here qe ju jeni Rumune dhe Shqiptare, dhe jo Greke, shume shpejt keni per ta vuajtur kete qendrim. Keni per ta pare fatin e frikshem qe ju pret. Keshtu qe mos humbisni kohe. Bashkohuni me ne, ne se nuk deshironi qe te zhdukeni qe te gjithe. Per kete arsye po ju paralajmerojme per heren e fundit. Beni kujdes.”

Letra eshte shkruar ne pyllin e Binos nga:

Vojvoda i zones; Reshteri Djole(2)

Ushtari; L. S.

Eshte fakt i njohur; Krijimi i shteteve moderne perfshiu dhune ekstreme. Shpesh, njerzit nen kercenim egzistencial detyroheshin te beheshin pjese e nje shoqerie qe nuk i perkisnin. Ky fenomen ndodhi me te gjithe popujt e Ballkanit. Ndodhi dhe me banoret e fshatit Belkameni te cilet e konsideruan veten e tyre Greke dhe luftuan per mbrojtjen e identitetit te tyre me te gjitha format qe munden.

Me poshte shfaqen dy dokumente te emigrimit Amerikan te viteve 1907 dhe 1911. Behet fjale per peridhen qe trajton letra e mesiperme. Duket qartazi, qe Ballkamenasit e lindur ne Perandorine Otomane e deklaronin veten Greke. I tille ishte dhe Georgios Vlachos. 

Dokumentat Amerikane behen akoma me interesante kur sheh qe fshataret e Negovanit, fshatit qe thuhet se ishte Shqiptar, e deklarojne veten Greke dhe jo dicka tjeter. 

Qe nga viti i ultimatumit te komiteve Bullgare, Belkameni u dogj disa here. Fshati eshte rindertuar prane te vjetrit dhe sot mban emrin Drosopigi. 

Shkurt, historia e tij eshte nje shembull i historise se perbashket Ballkanase qe dikush vazhdon ta trajtoje bardhe e zi. 

Duke perfunduar, ne se Belkamenasit e vitit 1907 e konsideronin veten Shqiptare, apo Rumune, ma merr mendja se Andartet Greke as qe do te permendeshin ne kete histori …

Shenime sqaruese

1- Ky eshte nje fragment nga kapitulli “Maqedonia nen Arme” i libriti “The East End of Europe”. Autor: Allen Upward. Botuar ne Londer ne vitin 1908.

2- Djole eshte shkurtim i emrit sllav Djordje/Gjorgje./mendoj

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress