Fshesa e Ramës tani drejt drejtorëve të shkollave

Në Vlorë, kryeministri Rama bëri edhe një takim me prindërit, ku u fukosua kryesisht te problematikat nëpër shkolla. Kryeministri theksoi se ka shumë problem me emërimet në shkolla dhe veçanërisht me drejtorët e tyre, të cilët shpesh janë nën nivelin e mësuesve.

“Kemi probleme me arsimin, kemi probleme me transparencën e kontratave të përkohshme, e mbi të gjitha probleme me drejtuesit e shkollave. Ka ndodhur që është bërë baltë me drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave. Do t’i vihet fre kësaj në të gjitha ato rastet kur konstatohet nivel shqetësues injorance i drejtuesve të shkollave. Drejtorë shkollash që janë nën nivelin e mësuesve nuk mund të pranohen, e për këtë arsye, 300 mësuesit më të mirë të dalë nga testimi kombëtar, do të ftohen të drejtojnë shkollat në vend të 300 drejtorëve më problematikë të sistemit arsimor”, u shpreh Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne