Fshiheshin në Angli, arrestohen 4 shqiptarë që ishin në kërkim nga Italia, ja për çfarë akuzohen

Katër shtetas shqiptarë janë prangosur nga policia angleze si të kërkuar nga drejtësia italiane për krime të ndryshme kryesisht në trafikun e drogës. Për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë italiane ata kishin zgjedhur si vendfshehje Anglinë. Përpara gjykatës të ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court doli F.H.

Nga dokumentet e parë prej Top Channel 41-vjeçari akuzohet për tentativë vrasje dhe plagosje. G.B është prangosur në zonën Cottage Grove të Londrës. 35-vjeçari Beja akuzohet për trafik droge dhe si pjesë e një organizate të krimit të organizuar. Sipas medias italiane ai bashkë drejtonte këtë grup kriminal së bashku me një maroken. Ata janë përgjegjës për trafikun dhe shitjen e disa tonelata kanabis që transportohej nga Shqipëria.

Është prangosur për llogari të Italisë edhe M.Q 41 vjeç. Ndaj tij rëndojnë 14 akuza për trafik droge. Ndërsa ndaj F.H nisi procesi shqyrtimit të ekstradimit për akuzën e prokurorëve italianë lidhur me tentativë vrasje. I kërkuari tjetër i drejtësisë italiane G.T është arrestuar në zonën e Harrow në Londër. Topalli, 41 vjeç, ka llogari të hapura me drejtësinë italiane si i akuzuar me 10 akuza për trafik droge po aq akuza për grabitje të sendeve me vlerë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne