Fuga-Bregut: Ikniiii, me tapi e keni postin e deputetit? Me çanta mijëra dollarëshe do bëni opozitë ju?

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas deklaratave të Majlinda Bregut, Jozefina Topallit dhe Eduart Selamit se bojkoti i opozitës dëmton PD-në, dhe do jetë fatal.
Fuga shkruan se këto figura duhet të largohen nga karriget, pasi nuk e kanë postin të trashëgueshëm.
“Po pse mo i trashëgueshëm dhe i përjetshëm është posti i deputetit?
Dinjitozë ata deputetë a deputete që ikin në punë të tyre pa bërë zë, ose thonë se mjaft ndejtën.
Pse mo. me mijëra vite të njëjtët deputetë të PS dhe PD, PRUT, PRSD, LSGCPF, MUCBRSQP do të durojmë ne?
IPse mbretër janë, që lindin mbretër dhe vdesin mbretër.
Ikni në punën tuaj! Mjaft! Falënderime për aq sa keni bërë.
Pse me tapi e keni?”-shkruan Fuga.
Fuga shton se kush do të jetë në opozitë duhet të mësojë të jetë dhe pa post deputeti. Fuga thotë;
Politika nuk bëhet vetëm në Kuvend.
Mësojuni të jeni në opozitë dhe pa qenë në karrige deputetësh.
Nuk është pronë posti i deputetit.
As profesion.
Se opozita e ngrohtë në Kuvend u pa se çfarë prodhon!”
Fuga thekson se duhet të ndalojë politika e të mbajturit mirë dhe me pushtetin dhe me opozitën.
“Me luks, vetura dhjetëra mijëra eurosh, shishe alkooli qindra euroshe, çanta mijëra dollarësh, do bëhet opozitë mo?
Njërën dorë në revani, tjetrën në bakllava!!!
Ca që nuk i dëgjuam kurrë, dhe i dëgjojmë te qajnë për një copë magazinë!”-mbyll Fuga shkrimin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne