Fundoset anija transportuese iraniane në ujërat territoriale të Irakut

Një anije transportuese që i takon Iranit është fundosur në ujërat territoriale të Irakut.

Janë shpëtuar 4 anëtarë të ekuipazhit ndërsa kërkimi për të tjerët vazhdon.

Mediat lokale thonë se anija iraniane “Behbehan” është fundosur për arsye ende të pakonfirmuara gjatë natës në hyrje të kanalit “Hor Abdullah” në Gjirin Persik, në jug të Irakut.

Zëvendës guvernatori i Basrës dhe ish-ministri i Komunikacionit, Kazim Fincan tha se janë shpëtuar 4 anëtarë të ekuipazhit dhe se kërkohen edhe 5 persona tjerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne