Furgoni me anëtarët e MEK në Tiranë, Gazetari: Ministria e Mbrojtjes i vetmi “target” për tu survejuar!

Gazetari Gjergji Thanasi ka ngritur shqetësimin se anëtarët e organizatët ish-terroriste të MEK bëjnë lëvizje në Tiranë me qëllim survejojnë lëvizje në organazita dhe institucione shtetërore.

Teksa i ka konstatuar në një ambient publik, Thanasi, përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se nga aty ata mund të survejojnë Ministrinë e Mbrojtjes.

Në reagimin e tij, gazetari i bën thirrje punonjësve të SHISH, të zbatojnë ligjin dhe veprojnë si agjentë kundërzbulimi duke cituar edhe deklaratën e kryeministrit që u shpreh se muxhahedinëve që banojnë në kambin Ashraf 3 u ndalohet përfshirja në aktivitete politike, ushtarake, zbulimi sulmi të cfardoshëm ndaj një vendi tjetër.

STATUSI I PLOTË
Te dashur miq ky furgon përdoret nga iranianët e Kampit Ashraf 3 në Manëz. Furgoni me dy MEK-sa në të (anetarë të komitetit të sigurisë të ish organizatës terroriste MEK) ka parkuar diku nga fundi i Rrugës së Dibrës mu të Farmaci Bonsai. Kryeministri Rama veçanërisht pas përplasjes së zhurmshme midis policisë shqiptare dhe ish-terroristëve iranianë në Manëz, na siguroj se këta iranianët janë në Shqipëri vetem për arsye humanitare. Sipas Kryeministrit Rama atyre u ndalohet marrja me aktivitete politike, ushtarake, zbulimi (intelligencë) etj!!!
Normalisht lind pyetja se çfarë po bëjnë këta dy ish-terroriste në këtë furgon në këtë vend në Tiranë?! Ka pak të ngjarë që ata të survejojnë (veprimtari, qe faktikisht u ndalohet me ligj) Shoqaten Asila, sepse jo vetëm që zyra e Shoqatës janë goxha larg, por pas penetrimit kapilar të Shoqatës Asila nga veglat e MEK-ut, kjo shoqatë anti MEK tashmë konsiderohet si e “finlandizuar” nga Kulti Rajavi.
I vetmi “target” i mundshem për këta dy ish-terroristet mbetet ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes.
Si patriot shqiptar i kujtoj “rrushave” të SHISH-it nenin 3 të Ligjit nr 8391 dt. 28.10.1998 ndryshuar me Ligjin 8439 dt. 24.4.1999. ky nen i ngarkon ata me detyra të qarta kundërzbulimi, pra i detyron të merren edhe me keta ish-terroristët iranianë, që “shëtisin” afër ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.
P. S.
Ish terroristja Rajavi duhet ta kuptojë se tashmë personi me Nom de Bataille “Commander Rahim” është me shumë një liability për Kultin MEK, sesa një asset me vlerë! / gazetaimpakt  

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne