Shqiperia

Furgoni me drogë në Qafë Thanë, priten arrestime të bujshme?

Detaje të reja zbulohen pas kapjes së një furgoni me kanabis në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës. Mësohet se gjeografia e personave të përfshirë në trafikimin e drogës së kapur në një furgon të bardhë gjatë ditës së sotme është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit. Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike.

“BalkanWeb” mëson se, furgoni në të cilën u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sative i përket një biznesi rrobaqepësie. Lënda narkotike po peshohet dhe nuk dihet ende sasia e saj.

Gjithashtu janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre. Prej 16 orësh Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme.

Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policore si dhe FNSH-ja.

OPINIONE