“Furtunë” në polici! Ardi Veliu shkarkon 20 shefa komisariatesh (emrat)

Një “furtunë” e vërtetë ka prekur Policinë e Shtetit, pasi drejtori Ardi Veliu ka firmosur ndryshimin e 20 shefave të komisariateve në rrethe dhe kryeqytet.

Gjithashtu raportohet se ndryshime janë bërë në komisariatet Elbasan, Durrës, Fier, Burrel, Vlorë, Lushnje, Berat, Peqin dhe Mirditë, por që do të zyrtarizohen së shpejti.

Ndërkohë disa emra të drejtuesve të rinj janë zbardhur nga mediat. Pas shkarkimit të Kastriot Skënderajt, në Drejtorinë e Tiranës ka pasur lëvizje edhe në rang komisariatesh, pasi në krye të komisariatit nr. 3 është emëruar Edmond Meshini.

Në Durrës, shefi i ri i Komisariatit do të jetë Ylli Doda, ndërsa Arjan Doda  do të mbajë postin e nëndrejtorit të policisë së qarkut bregdetar.

Në Elbasan, shef komisariati është emëruar Vullnet Sila, ndërsa Edvin Ndreu pritet që të bëhet nëndrejtor krimesh në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Po kështu Henigert Mitri, i cili ishte shef komisariati në Burrel, shkon shef Komisariati në Fier.

Në Burrel shefi i ri do të jetë Ilirjan Demaj. Ndryshime ka edhe në Vlorë, ku Artur Selimi, ish-shef komisariati në Fier emërohet nëndrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjithashtu pritet që Gentian Berberi të emërohet nëndrejtor i Policisë së Qarkut Vlorë. Eduard Sulejmani do të marrë drejtimin e Komisariatit Vlorë dhe Syrja Bello do të emërohet në krye të komisariatit Sarandë.

Ndryshime në Policinë e Shtetit kanë nisur javën e kaluar pas largimit nga detyra të drejtorit të policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe shefit të komisariatit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne