Ministrja izraelite e kulturës dhe e sportit zgjodhi një veshje mjaft të veçantë për paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Kanë, duke veshur një fustan që paraqiste Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit. Çuditërisht, interneti shumë shpejt shfaqi variacionet e tij të veshjes.
Miri Regev ishte veshur shumë elegante për shtresën e lartë. Në fakt, në shikim të parë, asgjë rreth veshjes të saj nuk dukej përtej të zakonshmes – nga gjunjët lart, të paktën.
Sidoqoftë, fundi i veshjes së Regev ishte një histori tjetër. Ai paraqiste horizontin e Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit, i dizenjuar për të nderuar “50 vjetorin e çlirimit dhe bashkimit të tij”, sipas njoftimit të saj për shtyp, cituar nga Haaretz.
Shumë persona në internet ishin mjaft të shpejtë për t’i kujtuar Regevit se pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare e konsideron Jeruzalemin lindor si nën pushtimin izraelit – pavarësisht nga vendi që pretendon sovranitetin mbi të gjithë qytetin.
Interneti ofroi një varg veshjesh alternative për Regevin, duke përfshirë një të gjakosur në pjesën e poshtme.
Një tjetër duket se tregon një avion luftarak izraelit duke kryer një sulm ajror.
Një version tregonte pengesën e ndarjes së Bregut Perëndimor që shtrihej rreth veshjes së ministres.
Një tjetër tregonte një zjarr që dilte nga qyteti, një referencë e dukshme ndaj dhunës që ndodh në mënyrë rutinore në rajon.
Një version i ngjashëm tregonte re tymi që dilnin nga Jeruzalemi.
Megjithatë, jo të gjitha versionet ishin politike. Disa kishin një dozë humori, duke përfshirë një që e bëri Jeruzalemin viktimë të pushtimit alien nga filmi ‘Dita e Pavarësisë’.
Shoshke Engelmayer, alterego imagjinar i Zeev Engelmayer, një karikaturist i famshëm izraelit u përfshi gjithashtu, duke fotografuar veten me një fustan të ngjashëm që shfaqte një pamje të Tel Avivit.
Një postim tjetër zgjodhi një qasje paksa të ndryshme, duke e kthyer foton në veshjen e Regevit në një model flokësh për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
Sa i përket Regev, ministrja patriotike ka shuar nga kritikat.
“Jeruzalemi nuk është një provokim, dhe ishte e bukur të shihje se sa dashuri mori veshja në Kanë”, tha ajo për Ynet. / © Gazeta Impakt