Futet macja në fushë dhe ndalon për disa minuta ndeshjen e Ligës së Kampionëve (video)

Ndeshja midis Bayern Munich dhe Beshiktas u ndërpre në minutën e 50′ si pasojë e hyrjes në fushë të një mace.
Macja hyri nga pjesa këndore e fushës, por vetëm pas ndërhyrjes të personave të sigurimit, ajo u largua nga fusha.
Për këtë arsye, UEFA ka nisur edhe një procedim ndaj ekipit të Beshiktas, për mos përmbushje të masave oraganizuese në këtë takim.
Ndeshja midis Bayern dhe Besiktas u mbyll në shifrat 1-3, duke bërë që ekipi gjerman të kualifikohej për në fazën çerekfinale të Champions League.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne