Shqiperia

“Gabim i madh që i dhashë votën”/ Manjani: Veliaj më keq se Rama

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani do të zgjidhte Ramën nëse do i duhej të zgjidhte mes këtij të fundit dhe kryetarit aktual të Bashkisë, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në facebook, Manjani tha se megjithse nuk ka lënë gjë pa bërë; ka keqdrejtuar sa më ska por është më i pranueshëm se Veliaj, duke shtuar se ka bërë gabim që i ka dhënë votën.

Postimi i plotë

Nëse ky vend, për një moment, nuk ka alternativa të tjera veç Ramës dhe Veliajt, pa asnjë dyshim Rama është më mirë!

Megjithse nuk ka lënë gjë pa bërë; ka keqdrejtuar sa më ska; është përdoruesi më i madh i manipulimit propagandistik; i kritikueshëm në ekstrem, Edi Rama është prap më i pranueshëm e Erion Veliaj.

Të paktën është autentik në sjelljen e Tij.

Gabim i madh që i dhashë votën kryetarit aktual të Bashkisë!

Prandaj duhen zgjedhje të lira, që njerëzit të çlirohen nga tifozllëku e të zgjedhin lirisht.

Votimet që po përgatiten janë marskaradë, sepse nuk ka zgjedhje!

OPINIONE