Erdogan: Një avion F-35 pa Turqinë është i dënuar me dështim

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në edicionin e 14-të të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, IDEF 2019.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se një projekt i avionëve F-35 pa Turqinë është i dënuar në dështim.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në edicionin e 14-të të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, IDEF 2019.

Erdogan theksoi se Turqia po afrohet hapë pas hapi drejt objektivit për t’u bërë një ndër vendet kryesore në të gjitha fazat e industrisë së mbrojtjes prej dizajnit e deri në prodhim.

“Turqia ashtu si në fushat politike, diplomatike dhe ekonomike ashtu edhe në fushën e mbrojtjes nuk ka pranuar dhe nuk do t’i pranojë imponimet. Një projekt i avionëve F-35 pa Turqinë është i dënuar në dështim”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk gjithashtu bëri të ditur se Turqia në çështjen e dronëve të armatosur dhe të paarmatosur tani është njëra prej vendeve kryesore të botës, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Tani hedhim me shpejtësi hapat për të prodhuar avionin tonë kombëtar luftarak. Në dhashtë Zoti, pas kësaj përbërja e flotës së Forcave Ajrore Turke do të jetë me peshë vendore”.

“Jemi të vendosur për të formuar infrastrukturën e nevojshme për të plotësuar nevojat e vendit dhe të miqve tanë për teknologji, me në krye të teknologjisë së pajisjeve të blinduara, optike, softuerë, motorë, simulatorë, me të cilat përpiqen të na pengojnë”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa shtoi se ata që nuk i dhanë Turqisë municione për avionë luftarakë, tani nuk mund të fshehin habinë e tyre përballë prodhimeve tona vendore”.

“Turqia gjithmonë ka qenë besnike ndaj ligjeve të gjitha aleancave gjatë historisë dhe ka bërë atë që i takonte”, tha Erdogan dhe shtoi se “Aleatët tanë kanë qenë vendi i parë ku ne kemi aplikuar për t’i plotësuar nevojat për sistemet e mbrojtjes ajrore të shfaqura për shkak të provokimeve që u jetuan përgjatë kufirit. Por, fatkeqësisht kërkesat tona në këtë drejtim ose kanë mbetur pa përgjigje plotësisht ose janë vënë kushtet për të na penguar”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne