Vrasës me pagesë ekzekutuan Jurgen Kurtin, kërkohen dy shqiptarë në Romë dhe Athinë

Vrasja e Jurgen Kurtit është porositur nga jashtë Shqipërisë. Është ky konkluzioni i hetuesve, një muaj nga arrestimi i tre të dyshuarve të përfshirë në këtë vrasje.

Për të hedhur dritë mbi motivet e këtij krimi Interpol Tirana ka dërguar drejt Romës dhe Athinës dy letër porosi për identifikimin e adresave dhe ndalimin e dy shqiptarëve që qëndrojnë pas këtij krimi bëjnë me dije burime për ReportTv.

Ndërsa tre të arrestuarit për vrasjen me pagesë të Jurgen Kurtit, Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj do të mbeten në burg pasi kërkesa për lirimin e tyre është refuzuar edhe nga gjykata e apelit.

Kurti i njohur si menaxheri i VIP-ave dhe jetës së natës në Tiranë njihej nga policia për precedentët penal ndërsa kishte mundur të fitonte lirinë për mungesë provash si në vrasjen e babait të tij ashtu edhe ndaj Agim Arapajt në Durrës.

Kurti u vra më 18 mars teksa shkonte për në banesën e tij në Tiranë poshtë pallatit në rrugën “Zef Jubani”.

Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne