Kalin: Askush nuk do të jetë i sigurt deri sa të gjithë të jenë të sigurt

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (Kalın) tha se pasi vendet e tjera nuk morën seriozisht shqetësimet e Turqisë për sigurinë, kjo e fundit vendosi të sjellë nga Rusia sistemet e mbrojtjes ajrore S-400.

Kallën mbajti një fjalim në ceremoninë e çeljes së Konferencës së Sigurisë në Stamboll për vitin 2019.

Ai tha se në lidhje me sigurinë duhet të përmbushen nevojat e të gjithëve dhe u shpreh me fjalët: “Askush nuk do të jetë i sigurt deri sa të gjithë të jenë të sigurt”.

Kallën nënvizoi se Turqia përpiqet prej vitesh me problemet e saja të sigurisë.

“Jemi brenda arkitekturës së sigurisë së Evropës, luajmë një rol të rëndësishëm në NATO dhe vendosim siguri veçanërisht për partnerët, aleatët dhe fqinjët tanë. Në të njëjtën kohë e presim këtë edhe në shkëmbim. Shqetësimet e Turqisë për sigurinë duhen diskutuar, biseduar dhe duhen marrë seriozisht” tha zëdhënësi i Presidencës.

Ai rikujtoi se Turqia është përballur me çdo lloj sulmi nga ana e Sirisë dhe bëri të ditur se nuk kuptojnë pse aleatët kanë tërhequr sistemet e mbrojtjes ajrore nga Turqia në mes të krizës së Sirisë.

Kallën bëri të ditur gjithashtu se vendimi për blerjen e S-400 nuk u mor brenda 1 nate, por u realizua me punimet e bëra, me daljen në shesh në fund të procesit dhe mbledhjet e zhvilluara shumë herë. Ai tha se gjatë kësaj periudhe shqetësimet e Turqisë për sigurinë nuk u morën seriozisht./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne