Ministri i jashtëm gjerman në takimin e G7 ka thënë se pa Rusinë dhe Iranin nuk do të jetë e mundur zgjidhja e krizës në Siri.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Zigmar Gabriel, ministër i jashtëm i Gjermanisë, në takimin e G7 në Itali ka thënë: Pa Moskën dhe pa Teheranin, nuk ekziston asnjë rrugë tjetër për zgjidhjen e krizës në Siri. Dje, ministri i jashtëm gjerman në një intervistë me kanalin televiziv ZDF kërkoi nga SHBA që të mos përsëris sulmin ushtarak kundër Sirisë dhe shtoi se një sulm i tillë do ta ndërlikonte edhe më shumë situatën dhe do të shtonte numrin e viktimave në Siri./ PT