Shqiperia

Gafa e Ogerta Manastirliut, investimin me fondet turke të qendrës shëndetësore e prezanton si punë të qeverisë (FOTO)

Përvetësimi i punëve publike nga ministrat si investime të tyre apo të qeverisë nuk është një gjë që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Së fundi një gafë të tillë e ka bërë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu. Ajo ka postuar në Tëitter një video ku tregohet rehabilitimi i qendrës shëndetësore të Tufinës. Sipas ministres ky investim është pjesë e programit qeveritar “300 qendrat”. Por ndërkohë e vërteta është ndryshe. Qendra shëndetësore është rikonstruktuar me fondet e shoqatës turke ‘TIKA’. Madje kjo shoqatë e ka bërë publike këtë gjë në faqen e saj në Facebook. Shihni fotot më poshtë.

OPINIONE

INTERVISTA