Gallup International: Kosova në vendin e tretë me popullsinë më fetare në botë: po Shqipëria?

Një studim i ri nga WIN/Gallup International ka eksploruar besimet fetare të mbi 66.000 njerëzve në 68 vende në të gjithë botën. Rezultatet tregojnë se 6 nga 10 njerëz në botë apo 62% e konsiderojnë veten të jenë fetarë, ndërsa më pak se një e katërta (25%) mendojnë për veten si jo-fetarë dhe 9% e konsiderojnë veten ateistë. Rezultatet tregojnë se 62% janë fetarë, 74% besojnë se njeriu ka shpirt, 71% besojnë në Zot, 56% besojnë në Pparajsë, 54% besojnë në jetën pas vdekjes dhe 49% besojnë në ferr.

Tajlanda është vendi më fetar në botë, me pothuajse të gjithë popullsinë e saj (98%) të deklaruar të jetë fetare. Pas Tajlandës, vendet që qëndrojnë me shumicë të popullsisë fetare janë Nigeria (97%), Kosova, India, Gana, Bregu i Fildishtë, Papua Guinea e Re (gjitha këto me 94%), Fiji (92%), Armenia (92% ) dhe Filipinet (90%).

Në anën e tjetër, Kina është vendi më pak fetar, me 9% të popullatës fetare, ku 7 nga 10 njerëz pretendojnë të jenë ateistë (67%).

Pas Kinës në mesin e vendeve më pak fetare gjendet Suedia, Republika Çeke dhe Mbretëria e Bashkuar me 7 nga 10 njerëz të cilët thonë që të jenë ateistë ose jo-fetarë (18% dhe 55% në Suedi, 25% dhe 47% dhe Republika Çeke, 11 % dhe 58% në Mbretërinë e Bashkuar).

Ndërkaq, bazuar në sondazhin vjetor të Gallup International, rezultatet zbulojnë se përqindja e popullatës fetare në vendet fqinje është si vijon: Serbia (75%), Greqia (73%), Shqipëria (56%) dhe Bullgaria (51%).

Sondazhi është kryer në periudhën kohore mes 25 nëntorit dhe 2 dhjetorit të vitit 2016. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne